Balla sulmon rëndë Bylykbashin për Dvoranin: Shërbëtor i non-gratës, laj gojën kur të flasësh për kampionin e drejtësisë…

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit.

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se si ai nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por përgjigjen e mori nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili i tha se duhet të lajë gojën kur të përmendë Dvoranin, për të cilin tha se është kampion i drejtësisë.

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kampionit të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit.

Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lirisë e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të “ndershëm” si Dvorani.

Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren.

Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad