Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës çdo të enjte para Parlamentit.
Balliu: Do ti bëja thirrje çdo qytetari shqiptar që ditën e enjte ti bashkohet njëri- tjetrit kundër një njeriu që ka shkatërruar të ardhmen e tyre. Të bashkohen për të pasur të drejtën e votës, të bashkohen që mos punësohen më militantë partie, por qytetarët ashtu siç meritojnë. Të rikthejmë ata shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria sepse ky zotëria i dëboi. Ky Shqipërinë do t’ja japë Beogradit, ky rrugët do ti taksojë për hir të Beogradit.
Gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Madhe, Balliu komentoi edhe porosinë që Rama i ka dhënë deputetëve që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët që dogjën mandatet. Ai tha se Rama është personi më i vetmuar në Shqipëri.
Balliu: Sot kam dëgjuar gjënë që nuk më shkonte në mëndje kurrë ta dëgjoja nga ekzekutivi në një sistem demokratik siç është Shqipëria. Sot Rama i ka dhënë urdhër ministrave mos dalin në debate me opozitën, me persona që janë kundër qeverisë. Pra praktikisht që sot e tutje këta do flasin nga ERTV.Ku është parë kjo që nuk ka ballafaqim që nuk ka debat? Në vendet demokratike, jo. Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, po. Po kjo nuk është Shqipëria e Enver Hoxhës, kjo është Shqipëria e Evropës. Kjo është Shqipëri me viza të liberalizuara, nuk është Shqipëri e izoluar. I vetmi që është izoluar është Edi Rama që ka ngelur vetëm. Është njeriu më i vetmuar sot në Shqipëri.