Banorët e këtijj fshati bojkotojnë kolektivisht votimet, shkak mungesa e investimeve në infrastrukturë

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fshati Grabovë në bashkinë e Gramshit, nuk kanë dalë ditën e sotme në votime në shenjë proteste për mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturë.

Gjatë ditës së sotme, kur po zhvillohen zgjedhjet vendore në mbarë vendin, banorët në këtë fshat kanë zgjedhur ta bojkotojnë këtë proces.

Edhe në vitin 2021, ata nuk kanë votuar për të njëjtën arsye.

Pavarësisht thirrjeve që janë duke bërë politikanët si nga mazhoranca dhe opozita, duket se banorët e Grabovës, janë të vendosur në qëllimin e tyre për të mos marrë pjesë në proces.

Zjarr Tv Ad