Denoncon Bardh Spahia: Kriminelët në qendrat e votimit në Shkodër!

0
540
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi para pak minutash se në qendrat e votimit në Shkodër ka persona me rekorde kriminale.

Në reagimin e tij, krahas denoncimit, Spahia u bëri thirrje qyetarëve të votojnë masivisht.

“Ka pasur prezencë të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. Kam shprehur thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të qytetarëve nëpërmjet votës, Duhet ti garantohet qytetarëve votim i lirë dhe i qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetarëve për të votuar në krahasim me një vit më parë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se sa pjesëmarrja masive.”, tha Spahia.

Zjarr Tv Ad