Barazoi rekordin e sulmuesit uruguaian, Kilian Mbape nuk di të ndalet: Duhen rezultatet sepse po afron Botërori

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kilian Mbape u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen përballë Makabi Haifës në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol në fitoren 1-3.

Ai gjithashtu barazoi dhe rekordin e Edinson Kavanit, i cili ishte golashënuesi më i mirë i PSG-së në Ligën e Kampionëve, me 30 të tillë.

“Kushtet ishin pak të vështira, ishte shumë nxehtë, por është Liga e Kampioneve. Ne erdhëm këtu për të fituar dhe ruajtur vendin e parë dhe e bëmë. E nisëm shumë mirë, luajtëm pastaj ulëm ritmin duke pësuar edhe golin. Reaguam mirë dhe luajtëm stilin tonë të lojës që bëri diferencën. Por duhet të përmirësohemi. Duhet të punojmë. Duhet të marrim edhe rezultate sepse po afron Botërori. Fakti që shënuam të tre mund të bëjë diferencën në një ndeshje dhe ky është një avantazh për ne. Shpresoj që të vazhdojmë të shënojmë të tre edhe në ndeshjet e ardhshme dhe t’i fitojmë ato”, tha sulmuesi francez.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad