Belinda Balluku: Është parandaluar përmbytja në fushën e Shkodrës…

0
503
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vendin tonë, situata në vend ka ardhur duke u përkeqësuar, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, ka mbledhur online në një takim Komitetin Ndërministror të Emergjencave. Gjatë kësaj mbledhjeje, duke  bërë një parashtrim të situatës në kaskadat e hidrocentraleve, Minisrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha ndër të tjera se; është parandaluar përmbytja në zonën e fushës së Shkodrës.

“Doja të ndalesha tek kaskadat. Numri i prurjeve është 4290 metra kub për sekondë. Është mirëmenaxhuar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Këtë duhet ta themi. Kuotat ne Fierzë është 277.5 metra. Në Fierzë s’po gjenerojmë energji për të ruajtur këto kapacitete, për të menaxhuar dhe përmbytjet në Shkodër. Në Koman kuota ka arritur 174,2 metra. Kuota në 74.14 metra, prurjet janë 590 metra kub në sekondë. Ulëza dhe Shkopeti kanë shkarkime 790 metra kub për sekondë. Për Matin nuk kemi ngarkesë të këtij lumi. Fakti që nesër do të kemi reshje më të ulëta, do t’i japë mundësi shtrateve kulluese që të punojnë me kapacitete të plota. Kemi ndeshur dhe në akuza politike se nuk kemi informuar popullin. Zëvendësministrat kanë qenë në komunikim direkt. Kemi përdorur televizionet, duke pasur mundësinë që të informojmë publikun në çdo moment. Falënderojmë OSHEE, KESH, OST-ja, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës, që të mos kishim ndërprerje energjie. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka pasur komunikim të vazhdueshëm me publikun që të merrnin masa për këto kushte moti. Kemi qenë në gatishmëri më shumë në këto 2 javët e fundit. Reshjet kanë sjellë probleme në asket rrugore, që lidhen me dalje të ujit në rrugë”, kështu është shprehur Belinda Balluku.

 

Zjarr Tv Ad