Një djalë i ri 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik natën e kaluar. Policia bën me dije se viktima është shtetasi K.M i cili po udhëtonte me automjetin tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin mbi të.
Për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë brenda në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë: Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”.
Ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.
Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.