Berat Buzhala, Ramës/ Je Jugosllav si Enver Hoxha

0
356
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Samitin e Mini Shengenit, gazetari dhe analisti nga Kosova Berat Buzhala e konsideron një rrugëtim të lenë nga diktatori Enver Hoxha e që po vazhdohet nga kryeministri aktual Edi Rama. Përmes një reagimi në Facebook, Buzhala shprehet ndër të tjera se, Hoxha e shiti Kosovën te jugosllavët, ndërsa Rama do e kthente atë në Serbi nëse do të pyeteje për Kosovën.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kurrgjo, Edi Rama vec po e vazhdon atje ku e ka pas lane Enver Hoxha.

Ne kete foto: Dushan Mugosha, poshte majtas, Miladin Popovic, ne kembe majtas, Enver Hoxha, poshte djathtas. Diktatori Hoxha e ka shite Kosoven te keta dy zyrtare te larte te Partise Komuniste te Jugosllavise. Kushdo qe thote ndryshe genjen. Shqiperia e Hoxhes e Jugosllavia e Titos, Rankovicit, Mugoshes e Popovicit kane pase marredhenie ekselente deri ne vitin 1948. Ne nderkohe ne vitet 1945-48 partizanet kane kryer masakra te tmerrshme.

Shyqyr zotit qe per Kosoven nuk pyetet Edi Rama. Neser na kish kthy ne Serbi. Sigurisht, sikur ne vitin 1945, edhe tash, ishin gjete do argate ne Kosove per me u bo pjese e bashkim vllazerimit”.

Zjarr Tv Ad