Ditën e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, një studim 36-faqesh që mban autorësinë e tij, përmes të cilit pretendon se reforma dhe sistemi i drejtësisë shqiptare është kapur nga miliarderi amerikan George Soros, për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sipas Bershës, Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF). Berisha thotë se pas dështimit të kësaj reforme, “OSF”, është përpjekur të mohojnë rolin prej promotori kryesor të vetë në këtë reformë. Në studimin e ish-kryeministrit thuhet se Ogranizata e Sorosit, së bashku me qeverinë krijoi trurin e reformës – Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpuntorë të OSF, ish-ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE.
Përmes këtij raporti, Berisha pretendon se “pas fillimit të punës doli e qartë se GLER paraqiti një model të sistemit të drejtësisë sui generis, që nuk ekziston në asnjë vend të botës që së bashku me mazhorancën kishin si qëllim kryesor të reformës vendosjen e sistemit të drejtësisë nën kontrollin e qeverisë së Edi Ramës, mikut të George Soros.Opozita, ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar tëReformës (KPPR). Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti”, shkruan Berisha në këtë raport.
“Si përfundim, reforma e drejtësisë në Shqipëri me ideator, iniciues dhe promotorkryesor OSF, shkatërroi sistemin fraxhil ekzistues të drejtësisë dhe e zëvendësoi atë menjë sistem drejtësiesui generis dhe pa shtyllë vertebrore, totalisht të kapur nga qeveriasocialiste, me të cilin mbi 90% të proceseve gjyqësore i fiton qeveria, bandat dhe kartelete drogës të lidhura me të. Ajo privon qytetarët shqiptarë për vite e dekada në vijim nga edrejta e një procesi të drejtë ligjor”, shkruan Berisha.
Në fund të raportit ai jep dhe rekomandimet lidhur me analizën e bërë ku thotë se do të ishte mëse e nevojshme që Kongresi i SHBA, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare të Këshillit të Europës të hetojnë dhe të ndalojnë me ligj ndërhyrjet politike partizane të multimiliarderit George Soros jashtë territorit të SHBA, ose së paku në vendet ish-komuniste.
Postimi dhe link-u i analizës së plotë të Berishës:
SI REFORMA NË DREJTËSI E ÇOI DREJTËSINË SHQIPTARE NËN KONTROLLIN E PARTISË SOCIALISTE DHE ROLI I XHORXH SOROS
“Në korrik të 2021 mbushen pesë vite nga votimi në parlament i paketës kushtetuese të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila i solli vendit një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo reformë është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe është draftuar nga bashkëpuntorët e këtij Fondacioni. Pas dështimit të saj dhe rënies dramatike të besimit të qytetarve tek reforma dhe sistemi i drejtësisë eksponentë kryesorë të OSF, në Shqipëri dhe në Europë, përpiqen të mohojnë rolin prej promotori kryesor të OSF në këtë reformë. Por dokumentet e vetë OSF dhe dokumente të tjera zyrtare provojnë se ideja e Reformës të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri u formulua pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet nga OSF, në Planin e Strategjisë për vitet 2014-2017 të këtij Fondacioni, të publikuar në dhjetor të vitit 2013. OSF do të ishte jo vetëm ideator dhe iniciator i kësaj reforme, por dhe financues e promotori i saj. OSF me qeverinë krijoi trurin e reformës – Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpuntorë të OSF, ish ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE. Antarët e GELR në përputhje me parimin kush paguan vendos, u paguan nga OSF deri në fund të reformës. GELR nuk pranoi si antar asnjë nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Misioni i GELR, si truri i reformës, ishte hartimi i amandamenteve kushtetuese dhe ligjeve organike të reformës së drejtësisë, të cilat miratoheshin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës (KPPR) vetëm me votat e mazhorancës. Opozita ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në KPPR. Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti. Palët binin dakord të pranonin rekomandimet e Komisionit të Venecias.”
Miq sa më sipër është pjesë e raportit mbi kapjen e reformës dhe sistemit të drejtësisë shqiptare nga George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Raportin e plotë në shqip dhe anglisht e gjeni ne linqet bashkangjitur me kete postim. Raporti në anglisht është botuar nga The International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES).