Berisha: Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar. Janë me dhjetra orë komunikimi me grupet më të rrezikshme kriminale në këto shtete

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gisht ne sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale te vendit per te zhdukur “lidhjet e krimit te qeveritareve”. Sipas tij, kryeministri i Shqiperise, Rama ka qene dhe eshte ne hetim nderkombetar.

Sali Berisha: Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme.

Nuk ka asnjë lidhje me portalet.

Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë e kudo.

Unë mund t’u deklaroj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, në hetim ndërkombëtar, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

Pyetje: A keni dijeni për çfarë vepre është në hetim ndërkombëtar kryeministri Edi Rama?

Sali Berisha: Po lexoj: “Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime dokumentet, materiale të lidhura sa më poshtë: Cdo regjistrim, është mandat gjykate për cështjen Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI, është ish anëtar i komisionit Muller, që u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e Trump për lidhjet me rusët, ky ishte në ekipin e Muller por ky hetohej vetë për lidhjet me rusët.

Gjykatësi urdhëron të gjitha regjistrimet materiale në posedim që dokumentojnë cdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e sms ceulare, email elektronike, aplikacionet në mesazhet e kodifikuara celulare, letra shënime midis Charles për cështjet që vijojnë:

Qeverinë e Republikës së Shqëiërisë e cdo person të lidhur me Qeverinë e Shqipërisë, përfshirë por jo kufizuar kryeministrin Edi Rama. Cdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Pagesa, dhurata të dhëna Charles McGonigal nga Ducka, këshilltari e përfaqësuesi kryesor famoz i Ramës ose ndonjë personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Pra nuk përmendet në Kosovë as kryeministri asgjë, por vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Pra dikush ishte i autorizuar të hetonte për të gjitha mesazhet, pagesat, email, sepse e keni marrë vesh që në email zyrtar të Charles McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës, i kërkonte ti gjente një kompani antikorrupsioni, maskë komplet, por FBI e ndalon kategorikisht

Charles McGonigal erdhi në Shqipëri regjistroi kompaninë e tij biznesi.

Ky është mandati i gjykatësit sepse ky kaloi dhe …po ka dhëe cështje të tjera, ka dhe probleme të tjera. Sinaloa është organizata numër një në botë që ndiqet për drogën.
Lidhja direkt në zyrën e Edi Ramës, e patë foton duke dalë trojka, Ducka me dy të tjerë?
Po ca kujotoni ju se dolën rastësisht ato?”

Zjarr Tv Ad