Berisha thotë emrat e publikuesve të databazës së pagave: U takuan 3 ditë më parë në një darkë morti, i “thanë” shishet me raki Skrapari

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Bashën, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn se kanë publikuar databazën me të dhënat e pagave të qytetarëve shqiptarë. Ai u shpreh se të tre të akuzuarit janë takuar në një darkë morti, siç e quan ai, me ndërmjetësimin e Irfan Hysenbelliut, ndërsa u shpreh se gjatë takimit ia kanë “tharë” shishet me raki Skrapari

“3 ditë më parë u bë takimi në një qelime, një darkë morti. Këta të 3, kokë më kokë, në një darkë intime të ndërmjetësuar nga Irfani. Ishte Erion Veliaj, Lul brava dhe Taulant Balla, u takuan të tre. I kanë parë, kanë qenë aty njerëzit. U përpoqën ta shfaqnin si ngushëllim. Kanë pirë raki Skrapari, i thanë shishet.

Ata Irfani u përpoq t’i maskojë, por prapë i dekonspiroi, pasi edhe ai ka aksionet në atë marrëveshje. I frymëzuar nga ngjarja e ngjalave, nga Nard Koka, Irfani tha “këtë gjë mund ta bëj unë më mirë” dhe i bashkoi të tre më shumë. Një gjë është e sigurt, hedhja në treg për të mbuluar aferat e mëdha të tyre, e vendosën ata për të dëshmuar se ky shtet është i shkatërruar. Këta përpiqen të shpëtojnë me mekanizma të tilla”, tha Berisha në Zonë e Lirë.

Zjarr Tv Ad