Berlusconi: Italia është në rrezik si në 1994

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ndjenja ime e përgjegjësisë kërkon që unë të zbres në fushë në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse edhe një herë, si në vitin 1994, vendi ynë është në rrezik serioz”. 

Kështu shprehet Silvio Berlusconi, në një video mesazh për 25-vjetorin e “Forza Italia”

Lëvizja 5 Yjet – shpjegoi ai – është një forcë politike moderne në përdorimin e mjeteve të reja të komunikimit, por shumë e vjetër në përmbajtje dhe propozime. Në programet e tyre dhe në fjalimet e tyre është më e keqja e shekullit të njëzetë”, shkruan Tgcom.

Lideri i “Forza Italia” shpjegon se 25 vjet më parë “hyri në politikë për të parandaluar që vendi të binte në duart e një të majte ende komuniste”.

“Sot, ajo e majtë nuk ekziston më, por ndjenja ime e përgjegjësisë më shtyn të zbres sërish në ‘fushën e betejës’ në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse përsëri vendi është përballë një rreziku shumë të madh”, tha Berluscon.

 

Zjarr Tv Ad