Mjeti luksoz tip BMW X5 që lëvizte në Tiranë me targa të vjetra “TR”, të paregjistruara, i ka dorëzuar ato dhe është pajisur me të rejat. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, ka nxjer videon kur targat e vjetra shkatërrohen dhe mjeti pajiset me të rejat.
Foto u publikua 4 ditë më parë në rrjetet sociale dhe nxiti dhe reagimin e drejtorit të DPSHTRR Blendi Gonxhe, i cili shprehej se mjeti duhet të ndalohej menjëherë nga Policia. Një mjet i këtij prodhimi, të paktën nga viti 2010 dhe sipër, nuk mund të ishte i pajisur me një targë kaq të vjetër sa ajo në foto “TR 9756 C”.
“Mjeti BMW që qarkullonte me targa të pavlefshme, me insistimin e DPSHTRR i dorëzoi ato dhe dje u krye shkatërrimi zyrtar nga DTSH! Po dje, mjeti BMW, subjekt i denoncimit, u regjistrua me targa standard, duke iu nënshtruar taksave, siguracionit dhe kolaudimit si gjithë të tjerët”, thuhet në reagimin e DPSHTRR.