Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera.
Mbrëmjen e kaluar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” morën pjesë në disa diskutime lidhur me tema të caktuara, për të dhënë opinionin e tyre. E një nga temat që krijoi mjaft debat mes banorëve ka qenë mbi martesat brenda së njëjtës gjini. Ishte mendimi i Luizit ku u shpreh shumë kundër kësaj, duke e komentuar kështu:
“Në rrugë shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion. Dhe më thotë vajza: “O babi pse puthen ata, siç puth ti mamin”? Çfarë t’i them unë? “Nuk më duket normale”, -më thotë, – “se kështu ti puth mamin, jo ndonjë shok”.
Kjo është jonormale, jo normale. Janë të drejtat e tyre dhe duhet t’i respektojmë. Por, por këta nuk po dinë të ndalen. I njohëm si g ay, i dhamë të drejtën për t’u martuar, për të adoptuar fëmijë… Po ndaluni more…”
Nga ana tjetër, replika e Bledi Manes ngjalli goxha kureshtje në rrjet. Disa ndjekës madje e komentuan si një ‘kunjë’ për Luizin.
Pas fjalës së këtij të fundit, Bledi përmendi se si dhe luanët mund të jenë homos….alë. Le të mos harrojmë se Luizi dryshet thirret me epitetin ‘luan’. Ai u shpreh:
“Një debat u shkaktua në Amerikë, nga një serial i “National Geografic”, për filma dokumentarë në Savanat e Afrikës, ku tregonte se homos…ualiteti ekzistonte edhe mes kafshëve.
Edhe mes atyre kafshëve që ne i kemi simbol fortësie, që nga luani, zebrat, tigrat… Dhe dua të them që ky planet ndaj është interesant.