Çfarë ndodh nëse sulmohet përsëri sistemi TIMS në Rinas?

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj tha se nëse hakerat sulmojnë përsëri sistemin TIMS në aeroportin e Rinasit, do ketë maksimalisht 7 herë më pak kapacitete.

Në një intervistë për mediat, Et’hemaj sqaroi se kjo do të thotë që në kontrollin e pasaportave, njerëzit do vonohen 7 herë më shumë dhe do të kenë 7 herë më shumë mundësi që ata të humbasin fluturimin.

“Çdo lloj aktiviteti që kryejmë, e kryejmë me pyetjen çfarë ndodh nëse? Çfarë ndodh nëse hakerat sulmojnë përsëri sistemin TIMS, çfarë ndodh nëse sistemi i aeroportit hakërohet.

Nëse hakerat sulmojnë sërish sistemin TIMS, kapaciteti do bjerë, 7 herë, 5 herë apo 3 herë, kjo varet sesa është sulmi. Por them, maksimalisht 7 herë më pak kapacitete. Kjo do të thotë që në kontrollin e pasaportave, do i vonojmë njerëzit 7 herë më shumë.

Vonimi 7 herë më shumë tregon që ka 7 herë më shumë mundësi që ata të humbasin avionin. Si zgjidhet kjo? Duke njoftuar në kohë njerëzit që të vijnë në aeroport më shpejt.

Të gjitha sistemet janë me plan manual. Tani po i afrohemi implementimit të plotë të sistemit të check in-it online. Nëse bie sistemi i aeroportit, impakti do jetë minimal”, deklaroi Et’hemaj.

Zjarr Tv Ad