Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga pikëpamje të ndryshme të hulumtuesve, potenciali i asaj se sa është një substancë e rrezikshme mund të gjykohet vetëm me anë të efekteve negative që ka, sa kënaqësi jep dhe sa e prekë sistemin nervor, shkruan The Independent. Gjithsesi disa nga substancat më të rrezikshme që krijojnë më së shumti varësi tek njerëzit janë:
- Heroina– Sipas disa studimeve, heroina është substanca më e rrezikshme narkotike. Heroina bën, që niveli i dopaminës në sistemin nervor të rritet për 200%. Ajo gjithashtu listohet si një nga drogat që ka më së shumti efekte negative, për arsye se doza që nevojitet për të shkaktuar vdekjen është vetëm 5 herë më e madhe se doza që merret për kënaqësi.
- Kokaina– interferon direkt me sasinë e dopaminës në tru dhe mundëson komunikimin e secilës qelizë nervore. Në esencë kokaina i parandalon neuronet që të ndalojnë dopaminën të prodhohet. Në eksperimentet e kafshëve, kokaina shkakton që niveli i dopaminës të rritet më shumë se 3 herë se vlera normale. Përafërsisht 21% e njerëzve që e provojnë kokainën bëhen të varur ndaj saj.
- Nikotina– kur njerëzit pijnë cigare, sasia e nikotinës e absorbuar kalon direkt në tru përmes mushkërive. Në mesin e 3 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë bërë të varur nga nikotina pasi e kanë provuar. Ajo e bën trurin ta rritë sasinë e hormonit dopaminë për 25-40%.
- Tabletat– të cilat vijnë me emra të ndryshëm në treg, janë një lloj i drogës që zakonisht përdoren për të trajtuar ankthin dhe mungesën e gjumit. Ato interferojnë me nerva të trurit, që shkaktojnë fikjen e disa regjioneve të trurit. Kur merret me doza të vogla këto tableta shkaktojnë euforinë, kurse kur përdoren me doza të larta mund ta pengojnë frymëmarrjen.
- Alkooli– edhe pse është legal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë shtete të tjera në botë, alkooli bënë pjesë në substancat që i bëjnë njerëzit të varur. Ai rrit sasinë e dopaminës për 40-360%. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2 bilion njerëz kanë qenë të varur nga alkooli gjatë vitit 2002.