Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, i është bashkuar Partisë Socialiste, ku u bën thirrje të rinjve, që të mbështësin kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Lali Eri është nga ato djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, me këto fjalë iu drejtua këngëtarja e famshme Çiljeta Xhilaga të rinjve të Kavajës.
Xhilaga vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa nxiti të rinjtë që çdo hap në jetë ta hedhin duke vënë zemrën para.
“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund. Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë”, kështu shprehet Çiljeta.