Dardanët fitojnë me përmbysje/ Meta: Emocione të jashtëzakonshme, shpirti i ekipit është gjithçka për fitore

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova mposhti Republikën Çeke me rezultatin 2 me 1 duke marrë përkohësisht vendin e parë në Grupin A.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Kosovës e cila u gjend në disavantazh pas golit të Schik në minutën e 16, por dy golat e Murriqit dhe Vojvodës e kthyen festën te vendasit.

Në sfidën e fituar 2-1 nga Dardanët i pranishëm ishte edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit uron ekipin për fitoren e arritur, por edhe tifozët e mrekullueshëm për mbështetjen e fortë.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur”, shkruan presidenti Meta në urimin e tij.

Zjarr Tv Ad