Deklarata plot kritika e Fatmir Xhafajt: Kuvendi s’mund të shërbejë si vendi ku bëhen qoka politike e buxhetore. Nga Llagami, Çela e Metani të dëshmojnë çfarë po bëjnë dhe sa të pavarur janë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë në Kuvend plot kritika në lidhje me punën e sistemeve të reja të drejtësisë, ku nënvizoi dhe rolin më të fortë që duhet të ketë Kuvendi për monitorimin e këtij procesi dhe jo të të “shërbejë si vend ku bëhen qoka politike dhe buxhetore”.

Xhafaj ndër të tjera tha se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë duhet të japin llogari para publikut çfarë po bëjnë dhe si po i adresojnë kritikat.

Deklarata e Fatmir Xhafaj:

Ne duhet të jemi më modestë, t’i lexojmë mirë adresimet e rekomandimet të reflektojmë e zbatojmë. Ky raport hapës i negociatave ka vlerësime pozitive për zhvillimet në drejtësi.

Përtej këtij vlerësimi pozitiv duhet të lexojmë kritikat se s’ka aspak vend për eufori, gjyqësori kriteri kyc për anëtarësimin. Kuvendi është vendi kryesor ku janë të përfshira mazhroanca e opozita dhe ku debatohet e reflektohet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ka vend për të reflektuar seriozisht për këto përgjegjësi. Kuvendi e strukturat e tij nuk janë noteri legjislativ e nuk mund të shërbejnë si vendi ku bëhen qoka politike e buxhetor apo miratohen ndryshime që plotësojnë ambicie për më shumë pushtet brenda sistemit të disa drejtuesve të disa institucioneve të reja të tij apo kërkesave për privilegje shtesë për disa prej tyre apo peng i një procesi formal llogaridhënie të finalizuara me rezoluta formale. Ka nevojë të ndryshojë metodologjia e procesi i llogaridhënies.

Përgjegjësia kryesore në këtë rrugëtim me sfidat e integrimit i mbetet instituiocneve të drejtësisë.

Cështja shtrohet sa organet e qeverisejes se sistemit po justifikojnë këtë opërgjegjësi kushtetuese përballë qytetarëve, perceptimet jo pozitive të krijuara apo pritshmëri të paarritura ende janë ndihmuar e nga disa probleme në menazhimin e procesit të zbatimit të reformës nga një qasje jo fort e shëndetshme nga disa prej drjetuesve të institucioneve të reja të drejtësisë.

Ka ardhur koha që KLGJ, KLP, prokurori i përgjithshëm, SPAK, BKH e ILD duhet të marrin përgjegjësitë publike përballë qytetarëve. Kuvendi duhet të përfshihet shumë më aktivisht në këtë proces, pritshmëritë kalojnë përtej kësaj.

Kjo do të thotë që zonja Llagami, Balla, Cela, Kraja, Hajnaj, Metani duhet të dalin përballë publikut e të dëshmojnë cfarë po bëjnë, cilat janë rezultatet e institucioneve që drejtojnë.

Cilat janë reflektimet e pergjegjësitë për problematikat e kryesorja për pritshmëritë e qytetarëve ndaj tyre e sa janë realisht të pavarur në ushtrimin e detyrave të tyre.

Ka sot 3 kandidatë për drejtuesin e ri të SPAK. Gjë e mirë që ka tre njerëz që kërkojnë me inisiativë e shpresoj të pandikuar e pambështetur në purtek votash të bëhen drejtues të SPAK. Tre prokurorë që po duan të garojnë të marrin përsipër një barrë kaq të madhe pritshmërishë publike.

Detyra e këshillit por dhe Kuvendit të përfshihet për ta monitoruar që në fazën e premtimeve e nesër në ushtrimin e përgjegjësive ndryshe cdo të mbjellim do të korrim.

Nëse sot ka presione publike nga politika me zë e figurë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, gjyqtarëve e prokurorëve, e për vendime të caktuara, kush do reagojë për kritikat e rekomandimet?

Zjarr Tv Ad