Deklarate per media e Partise Agrare Ambientaliste

0
15

Partia Agrare Ambientaliste apel deputetëve – “Jeni betuar për Shqipërinë, jo për babëzinë”! Partia Agrare Ambientaliste vlerëson dhe mbështet kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kujdes!! Shkeljet flagrante të Ramës që përkeqësojnë stabilitetin e financave publike nuk bëhen nga padija, ato bëhen sidomos nga babëzia. Përjashtimet në taksa duhen bllokuar. Për amnistinë fiskale nuk duhet vrapuar. Projektet në infrastrukturë duhen mbështetur pjesërisht me grante nga BE dhe pjesërisht me kredi të buta nga Bankat Ndërkombëtare të Zhvillimit. Të largosh donatorët potencialë me idenë se të ka lodhur burokracia e tyre, në thelb synon largimin e mbikqyrjes së tyre lidhur me studimin e fisibilitetit, hartimin e projektit teknik, projektin e ndërtimit dhe projektin e supervizimit të tyre. Pra “largo” burokracinë që të
favorizosh babëzinë. Kjo është krizë lidershipi! Ky model qeverisës prodhon kriza të rënda sociale, ekonomike dhe të cënimit të stabilitetit të financave publike. Paralajmërimet e FMN-së për mos-zgjerimin e përjashtimeve, për mos-aplikimin e amnistisë fiskale dhe për ngrirjen e invesitmeve me partneritet publik privat preferencial, janë këmba alarmi për kriza potenciale. Mos-reagimi ndaj këtyre kërkesave mund të sjellë ngrirjen e disbursimit të fondeve nga FMN, BB dhe çdo donator tjetër. Të përkeqësosh mundësitë për ndihma financiare në kohën kur ekonomia ka më shumë se kurrë
nevojë për injektim të kapitaleve në ekonomi, ka nevojë për rritje të konsumit dhe investimeve private dhe të biznesit, është jo thjeshtë paaftësi profesionale por risk i rritur për korrupsion dhe kapje të shtetit. Këto marrëveshje do të kalojnë në parlament. Ky rast është një test moral
dhe ligjor për deputetët që ti përmbahen betimit kushtetues se do ti shërbejnë vendit të tyre dhe jo kryetarëve që i kërcënojnë me listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme.