Siç e dini kryeministri ynë z.Edi Rama ka një pasion të jashtëzakonshëm për rrjetet sociale duke shpenzuar kohë pa fund për të bërë postime në rrjetet Facebook dhe Twitter.
Përveç postimeve kohët e fundit ka shtuar aktivitetin dhe kohën e qëndrimit me cellular në dorë duke iu përgjigjur komentuesve të ndryshëm që tregojnë mungesë besimi në ato që ai thotë dhe shpesh herë marrin guximin edhe të tallen e ta fyejnë.
Me temperamentin e tij të nxehtë, këshilltarët tashmë të mesuar janë përpjekur në të gjitha mënyrat që ta kufizojnë në prezencën në këto rrjete sociale, madje shumë prej tyre kanë arritur deri aty sa ti thonë ç’të duhet ty të merresh me të gjithë pasi ti je kryeministër dhe nuk të takon të merresh me çdo gjë.
Ka thashetheme që edhe e shoqja, zonja Linda rama I ka thënë që: ca nga koha që kalon me celular në dorë, bën mire t’ja kushtosh Zahos.
Gjithë këto ndërhyrje mesa duket nuk ja kanë arritur qëllimit që kryeministri të lërë celularin duke bërë që në një moment zonja Neta t’ja marrë me zor telefonin nga dora.
Shiheni në videon ekskluzive se si ka reaguar kryeministri pas këtij veprimi të së ëmës!