Dënohet me 75 vite portieri meksikan

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtësia meksikane vendosi të japë një dënim të ashpër me 75 vjet burgim për portierin e njohur Omar Ortiz Uribe në fundin e një procesi që zgjati thuajse 7 vjet, dhe që e vendosi mes kapobandave fajtore për një sërë krimesh. Ortiz, që u pagëzua nga tifozët me pseodunimin “Macja” për pritjet e tij karakteristike, fitoi shpejt një vend në kombëtaren meksikane, por fama dhe paratë nuk e mbajtën në anën e drejtë të jetës. Ai vuajti një dënim për doping në vitin 2010, pas një testi pozitiv në Kupën Libertadores, episod që shënoi dhe nisjen e një rënieje drastike në karrierë. Pikërisht kur ishte në fundin e skualifikimit për doping, futbollisti meksikan u arrestua si pjesë e një bande rrëmbyesish që kërkonin shuma të majme për të liruar pengjet. Kjo ishte vetëm një nga akuzat që i dhanë dënimin këtë javë me 75 vjet burgim, sanksioni më i lartë ndaj Omar Ortiz, krahasuar me anëtarët e tjerë të bandës. Drejtësia meksikane provoi pjesëmarrjen direkte të futbollistit në të paktën 3 rrëmbime, mes të cilëve dhe një në të cilin u zhduk një vajzë minorene.

 

Zjarr Tv Ad