Deputeti Selami Jenisheri deklaron në emisionin Shkruaj në Akull:”Kriza zgjidhet me DETEKTIVË PRIVAT…”

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin Shkruaj në Akull ,ka qënë i ftuar deputeti dhe njëkohësisht kryetari i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri.

Për ata që nuk e njohin Selami Jenisheri është deputet i opozitës së re në Kuvend, dhe në të njëjtën kohë dhe deputeti më i vjetër plot 80 vjeç.Ai është i njohur dhe për mënyrën sesi paraqitet në Kuvend,ku dhe vetë shprehet që i pëlqen ndryshimet në look,pavarsisht moshës së tij, dhe nga mediat është diskutuar shumë mënyra sesi ai shkon në mbledhjet e Parlamentit,me biçikletën e tij rozë.

Gjatë diskutimeve në emision me Ismet Drishtin ajo çka kishte rëndësi ishte informacioni që depueti dha rreth programit të partisë së tijë,ku cilsoi se partia BPPSH do ti jap një rëndësi dëshirave të popullit dhe që listat për të do të jenë të bardha, që do të thotë vetëm populli do të vendosë se kë do si pëfaqësues në Kuvend,populli do të vendosë nëse do ta duan dhe vetë Selamiun si Kryetar të Partisë.

Selami Jenisheri me bindje të plotë thotë që programi elektoral që ai ka ,do të riorganizojë qeverinë duke ndërtuar një qeveri të re me një mënyre të re,kjo do të fillojë duke marrë individë që kanë tituj profesorë-doktorë dhe midis njëri tjetrit do të përzgjedhin se kush është më i miri dhe ai më i miri do të vendoset Ministër.

Ismet Drishti me të drejtë i zhvillon një pyetje korrekte, se pse ai ka menduar vetëm për qeverinë dhe për popullin nuk ka asnjë plan konkret se çfarë do ti ofrojë?!

Përgjigja e Selami-ut ishte:”Nëse rregullojmë drejtësinë,atëhere populli do të hajë,nëse qeveria vazhdon të ndikojë tek drejtësia atëhere populli nuk ka çfarë të përfitojë.”

Sipas SELAMI-UT mbas çdo gjyqtari që përfiton nga drejtësia dhe nga populli duhet ti vendoset një DETEKTIV PRIVAT.

Rëndësi duhet tu jepet referendumeve dhe votave që japin njerzit për të rrezuar ministri ose institucioneve që lë popullin në harresë.

ROBIN HOOD-i jonë shqiptar do të ndihmojë popullin e tijë duke penalizuar bizneset që japin 1 milion lekë në muaj duke i marrë 30 % të fitimit,ku këto lekë që do të meren do të futen tek depozita e qeverisë,dhe qeveria do tia ndajë popullit që nuk ka asnjë mundsi financiare.

Nuk mund të mos përmendeshe fakti se përse ai vazhdon të përdorë biçikletë dhe përgjigja e tijë ishte modeste:”Jo se smundem të kem një makinë, por me biçikletë mbaroj punë më shpejt dhe jam i mbrojtur nga koronavirusi.”

Ismeti i thotë që ai i ka merak dhe flokët dhe që u kushton rëndësi si në model dhe në ngjyrë,por Selami-u thotë që pamjes i ka kushtuar gjithmonë rëndësi, dhe gjithmonë ka dashur të jetë i kuruar.

Për të mos haruar vendimin e marrë nga qeveria për vendosjen e maskave, normalisht që Selami Jenisheri dha mendimin e tij ku tha se:”Maskat janë produkt i njerëve të mençur,prandaj duhen respektuar!”M.Cekani

Zjarr Tv Ad