Deputetja e shpall Ramën ‘Guru’ i PS

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ikonomi, i ka tejkalua së fundmi edhe pritshmëritë më të mëdha të Edi Ramës, ndaj lëpirësve të vetë. Dihet tashmë se atij i pëlqen ta quajnë “lider botëror”, “Skënderbe”, “Konicë e Fan Nol”, por se do të ishte edhe një Guru,  “Udhëheqës shpirtëror” si profetët, shenjtorët, apo Dalai Lama e Nënë Tereza që kanë frymëzuar dhe udhëhequr jetën shpirtërore të miliona njerëzve, këtë si vështirë ta kishte menduar. Ka qenë vetë ish ministrja, Ikonomi, e cila ditën e djeshme gjatë një interviste për  “ABC news”, ka marrë guximin dhe e ka graduar Ramën, që njihet përveçse si lider e artist i madh, tashmë do të njihet edhe si “Udhëheqës shpirtëror”.

“Do shkohet në 30 Qershor dhe zgjedhjet janë detyrim. Kjo është një nga rrugët që ka zgjedhur PS për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe ne udhëheqës edhe politik edhe shpirtëror kemi zotin Edi Rama. Me Edi Ramën ne në 30 Qershor, hapim qendrat e votimit”, nuk e ka mbajtur dot gjuhën Ikonomi.

Ky vlerësim superlativ për Edi Ramën, me shumë gjasa ka bërë të qeshë edhe vetë Elisa Spiropalin, e cila lëpirjes i ka vënë si kufi, deri te “Skënderbeu i ri i Shqipëris.

Zjarr Tv Ad