“Dëshmitar i punës së jashtëzakonshme për evakuimet nga Afganistani”/ Kongresmeni amerikan falenderon popullin shqiptar! Ambasadorja Yuri Kim: Mirënjohje për mbështetjen

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sa i takon situatës në Afganistan, kongresmeni Mike Quigley thotë se ishte dëshmitar i punës që po bëhet në Shqipëri për evakuimet nga Afganistani.

Nga ana e saj, edhe ambasadorja Yuri Kim e ka falënderuar kongresmenin për vizitën në Shqipëri, duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe për bashkupunimin e fortë, përfshirë edhe çështjen e strehimit të afganëve.

Ndërkohë në njoftimin e ambasadës dy ditë më parë u bë e ditur vizita e kongresmenit. Ndër të tjera, ambasada njoftoi se Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”.

Zjarr Tv Ad