Dështimi i VIP-ave të Big Brother që nuk njohin figurat shqiptare, opinionistja: Mbushni me botox vrimat që keni në tru!

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sfida e profesioneve ka nxjerrë në pah dijet që kanë personazhet e Big Brother për figura të njohura. Ndonëse ata quhen VIP se kanë dalë disa herë në ekran apo kanë marrë pjesë në spektakle dashurie, dështojnë që të gjejnë profesionet e figurave të famshme jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri si Sabiha Kasimati, Gjergj Fishta, Musine Kokalari apo Fatos Kongoli.

Ajo çfarë vihet re është se VIP-at e Big Brother nuk e dinë kush është shkencëtarja e parë grua, Sabiha Kasimati. Për këtë ka bërë një reagim të ashpër opinionistja Neda Balluku, e cila përmes një postimi në Instagram thotë se nuk e kupton se si gratë nuk lexojnë për gra frymëzuese.

Banorët veçse nuk e njohin por edhe tallen duke qeshur ndërsa nuk kanë asnjë ide se si shkencëtarja sfidoi regjimin komunist.

“Katër djem rresht nuk dinë kush është Sabiha Kasimati. Deri këtu, dorëzohemi se ndodh të mos kesh njohuri. Ama e gëlltitën mungesën e informacionit dhe qëndruan të denjë duke pasuar radhën. Por t’i vijë radha Efit dhe duke qenë grua nuk e kuptoj sesi kurrë nuk ka ndjerë të kërkojë e lexojë për figura gra frymëzuese sic mund ta kemi bërë shumë nga ne në jetën tonë. Për burim frymëzimi e krenarie më së shumti. As kjo nuk ndodh. Por të tallësh *ythën duke u mekur me shkencëtaren e parë grua shqiptare e cila ka pësuar një fund të tmerrshëm nga regjimi komunist deri në tortura crenjëzore që prej kohësh kanë dalë në dritë. Është turp më së pakti, por në të vërtëtë një skandal i madh”, shkroi Neda Balluku.

Kush ishte Sabiha Kasimati

Sabiha Kasimati, e cila studioi për iktiologji qe shoqe klase me Enver Hoxhën, diktatorin e ardhshëm, por një njohje e atillë do t’i kushtonte shtrenjtë! Ndërkohë në Shqipëri po instalohej diktatura komuniste e Enver Hoxhës, i cili eliminoi çdo zë kundërshtues në vend, duke eliminuar fizikisht cilindo të guxonte të vihej kundër regjimit të tij tashmë totalitar de facto, pjesa më e madhe e intelektualëve që kishin studjuar në perëndim, u dënua me vdekje.

Biologia u shqetësua së tepërmi biologen qe dënimi me vdekje i profesorit të saj Salahudin Toto dhe internimi i shoqes së saj Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare.

E njohur nga të gjithë për karakterin e saj të drejpërdrejtë dhe guximtar, ajo i kërkoi një takim Enverit, ku pasi e qortoi si përgjegjësin kryesor për vrasjet e intelektualëve, miqtë e tyre, duhet ti ketë thënë: “ Ti po vret të gjithë intelektualët! Me çfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë me këpucarët dhe teneqexhinjtë?!”

Në vazhdim, duke mos përfillur rrezikun e sigurtë që i vërtitej tashmë, ajo vendosi të shkonte të takonte miqtë e saj të internuar në kampin e internimit në Jubë.

Zjarr Tv Ad