Detaje te reja nga ngjarja e nje nate me pare ne Shkoder. Stjuart Smakaj ka qelluar nga banesa e tij ne katin e dyte te pallatit ku jeton ne lagjen Danjel Matlija.
Burime prane grupit hetimore te policise se Shkodres bejne me dije se ne vendin ku ka qelluar 23 vjecari, jane gjetur 18 gezhoja automatiku dhe ai ka qelluar nga kati i dyte i pallatit.
Pas debatit verbal, ai i ka kercenuar se do te vriste obiektivin, eshte ngjitur ne banese ka marre armen dhe ka qelluar nga kati i dyte i pallatit.
Obiektivi eshte larguar me shpejtesi nderkohe qe viktima Gledis Kraja, ka qene pasagjer ne mjetin tip ford, predhat e armes kane shpuar pjësen e siperme te mjetit dhe ai ka marre plage ne shpatull por plumbi ka prekur edhe organet jetesore ku ka humbur jeten ne spital.
Ne pjesen e siperme te makines jane gjendur 8 vrima plumbash. Policia e shkodres ndaloi pak minuta me pare autorin e ngjarjes Stjuart Smakaj 23 vjec i cili eshte dorezuar pas negociatave me blute e shkodres nderkohe qe ka pranuar ngjarjen.
Nga ana tjeter vijon te jete ne kerkim vellai i tij Sebastian Smakaj 29 vjec. Autori dhe viktima ishin shoke te ngushte me njeri tjetrin.