Dialogu Kosovë-Serbi: Takimit në Washington mund t’i bashkohet dhe Trump

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të zhvendoset në fillimin e shtatorit në Uashington, ku përflitet edhe mundësia për takime me presidentin amerikan, Donald Trump.Udhëheqësit e institucioneve në të dyja vendet e kanë mirëpritur këtë angazhim të ri të Shtëpisë së Bardhë, që sipas tyre do fokusohet së pari te çështjet e bashkëpunimit ekonomik.Tri letra interesi dhe të qëllimit të mirë për linjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ende nuk kanë gjetur zbatim 10 muaj pas ndërmjetësimit nga emisari i posaçëm amerikan, Riçard Grenell.

Ministri kosovar i Infrastrukturës, Arban Abrashi, thotë se shpresat janë të mëdha që në dy javë ato të implementohen si marrëveshje ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“…takimi do të jetë krye-këputur i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike … këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim…”

Takimi i parashikuar në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi u shty një ditë më parë për shkak të axhendës së zyrtarëve të Uashingtonit.Të shtunën, presidenti Vuçiç tha se ai ka informata që mund të mbahet më 3 ose 4 shtator.

“Për ne, takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk lë vend shumë për gëzim. Pozicioni ynë nuk është më si i viteve 1990, pasi nga lufta firmosëm një kapitullim të pjesshëm. Nuk kemi shumë asa nën mëngë. Por unë jam i përgatitur të luftoj me jetën time, dhe e di se shqiptarët nuk do duan të flasin për ekonominë, se as u intereson fare. Problemi është çfarë mund të ofrojmë.”

Kryeshtetari serb mendon se qëndrimet e administratës amerikane me në krye presidentin Trump dhe të dërguarin e tij, Grenell, janë më përkrahëse kundrejt Serbisë, ndërkohë që ish-kryeministri tashmë opozitar, Albin Kurti i Vetëvendosjes, të premten sugjeroi që Grenell të zëvendësohet pasi përfshirja e tij do dëmtojë në afatgjatë interesat e Kosovës.Takimi në Shtëpinë e Bardhë në shtator pason rinisjen e dialogut të një karakteri më politik Kosovë-Serbi në zyrat e Bashkimit Europian në muajin korrik.

Zjarr Tv Ad