Seksi nuk ndikon vetëm në cilësinë e marrëdhënies tuaj, por ka ndikim thelbësor në shëndetin tuaj dhe të partnerit. Ja disa arsye, pse duhet të bëni më shumë seks:
Seksi i rregullt mund të shërojë gripin.
Një studim i kryer mbi një grup studentësh provoi se ata që kryenin seks dy herë në javë kishin nivel të lartë antitrupash që ndikonin pozitivisht në sistemin e tyre imunitar. Ndryshe nga ata që kryenin më rrallë ose më shpesh.
Seksi nuk ndikon vetëm në cilësinë e marrëdhënies tuaj, por ka ndikim thelbësor në shëndetin tuaj dhe të partnerit. Ja disa arsye, pse duhet të bëni më shumë seks:
Seksi i rregullt mund të shërojë gripin.
Një studim i kryer mbi një grup studentësh provoi se ata që kryenin seks dy herë në javë kishin nivel të lartë antitrupash që ndikonin pozitivisht në sistemin e tyre imunitar. Ndryshe nga ata që kryenin më rrallë ose më shpesh.
Seksi ul presionin e gjakut.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose masturbimi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe normalizon rrahjet e zemrës.
Eshtë e barazvlefshme me ushtrimet fizike.
Gjatë një aktiviteti seksual që zgjat 30 minuta harxhohen 85-100 kalori. Mund të digjen edhe më shumë nëse seksi zgjat pak më shumë ose dy ‘lojtarët’ kryejnë manovra si psh lëvizja e ijeve etj.
Seksi minimizon shanset për të vdekur nga infarkti në zemër.
Orgazmat mund të shërojnë dhimbjet. Herën tjetër që do t’ju dhembë koka provoni një orgazëm në vend të një paracetamoli.
Ndihmon për një gjumë më të mirë.
Ka një arsye pse në çdo film, aktorët pasi bëjnë seks flenë gjumë më pas. E gjitha ka të bëjë me prodhimin e hormoneve gjatë aktit dhe reduktimin e hormoneve të stresit.
Afron më shumë dy ‘aktorët’ në një marrëdhënie.
Edhe nëse nuk jeni në një lidhje me personin që kryeni marrëdhënie seksuale, prodhimi i hormonit të oksitocinës shpjegon pse lidhemi emocionalisht me personin që zgjedhim të flemë.
Të bën të dukesh më i/e re.
Personat që kryejnë më shumë seks, rreth 4 herë në javë ose më shumë, duken 7 deri në 12 vjet më të rinj nga mosha që kanë realisht. Për femrat hormoni i estrogjenit që çlirohet gjatë seksit,përveçse na mban më të reja, ndihmon në një lëkurë më të butë dhe flokë të shndritshëm.
Largon depresionin.
Nëse një person kalon në orgazëm, vetëm apo me partnerin, është më i lumtur.
Sipas disa studimeve, meshkujt mund të transferojnë energji tek partneret femra nëpërmjet testosteronit që ndodhet në spermën e tyre. Kjo ndodh në rastet e seksit të pambrojtur dhe sigurisht duhet të kryhet me persona që keni besim të plotë.
Seksi mund të rregullojë ciklin tuaj menstrual.
Femrat që kryejnë seks të paktën një herë në javë kanë një cikël menstrual më të rregullt.
Përmirëson funksionimin e shqisave.
Seksi i shpeshtë rrit cilësinë e shqisave si ajo e të nuhaturit apo e të shijuarit.
Minimizon rrezikun e kancerit të prostatës te meshkujt.
Seksi ndihmon që burri juaj të fokusohet vetëm tek ju.
Një studim zbuloi që oksitocina, hormoni përgjegjës për ndjenjën e dashurisë, çlirohet tek meshkujt pas seksit dhe si rrjedhojë oksitocina i mban meshkujt në marrëdhënie të rrëgullta dhe larg nga femrat e tjera.
Orgazmat vaginale i japin femrave më shumë vetëbesim.