Dita e Rinisë/ Berisha tregon dhjetorin e ’90: Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç edhe ishte njoftuar, në orën 10:00, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish presidenti Nishani, së bashku me drejtues të lartë demokratë dhe shumë qytetare, janë mbledhur tek memoriali i Azem Hajdarit ne Qytetin Studenti.

Kështu, PD dhe FRPD nderojnë Lëvizjen Studentore 1990, duke kujtuar me nderim figurën e Azem Hajdarit dhe lëvizjen qe solli ndryshimin e madh.

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha e ka nisur me nota emocionuese fjalën e tij në nder të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, teksa ka kujtuar momente nga ato ditë të dhjetorit, në luftë me diktaturën më të egër të Evropës.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh, mbresash, këto janë ditët e shtrëngatave emocionale më të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës, në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, edhe të vështira, por ditët e dhjetorit ’90 janë të gjenezës, të gjithë datave të tjera në këto tre dekada. Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime, pasi ato ditë do të kisha përballë një grup deri 1 mijë studentë, që në rrugën e Elbasanit, ishin pozicionuar përballë autoblindave, tankeve, mitrolozëve dhe gjithë llojeve të armëve.

Ishin të vetmuar”, – bëri të ditur Berisha, i cili shton se ata ishin heronj, pasi edhe pse ishin rrahur pas takimit me Ramiz Alinë, ata ishin sërish drejt sheshit për ti pushtuar regjimit sheshin e pushtetit.

Zjarr Tv Ad