Ditmir Bushati në dëshpërim të thellë. EDITORIAL

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E keni vënë re se si duket dhe zhduket Ditmir Bushati në media në Shqipëri dhe në Kosovë me tezat e një patrioti dhe nacionalisti e shpëtimtari të madh të fateve të kombit.

Fantazmagorike një shfaqje e tillë që maksimumi zë vend në ndonjë njeri të thjeshtë që lexon shtypin sa për të kaluar kohën, por jo për armatën e nderuar të diplomatëve shqiptarë që pësuan zemërimin malinj të ish ministrit dështak, pjellë e një familje me shërbime shembullore për egërsinë e sistemit komunist shqiptar.

Pasi shkroi me dorën e tij një nga ligjet më të dobta e kontroverse të shërbimit tonë me jashtë, duke injoruar edhe këshillat e njerëzve të tij më të besuar, pikërisht me qëllimin pervers për të politizuar e për ta shkërmoqur në themel atë, çudirat, inkoherenca, dhe, mbi të gjitha, amoraliteti i Hallës apo Helmit (siç e kanë etiketuar kolegët e tij të Partisë) nuk njohin kufij.

Së fundi, Ditmiri i ka dalë në mbrojtje ish-Ambasadores në Athinë dhe atakon emërimin e proçedurat e ndjekura për emërimin e Ambasadores së re. Sigurisht, asgjë të ligjshme, profesionale e normale nuk ka në këtë emërim.
Ardiana Hobdari nuk kthehet për arsye korrupsioni. Nuk ja ndjen fare atyre që e kthejnë në se ka qenë e korruptuar apo jo. Edhe në se ka ndonjë faj në këtë drejtim, korrupsioni i saj as nuk mund të krahasohet me korrupsionin e Gjiknurëve.
Zëvendësimi i saj do ti shërbejë dy qëllimeve të tjera malinje: i) kthimi i Ambasadës në Athinë në një zyrë elektorale të Rilindjes në prag të zgjedhjeve të reja; ii) dhënia e një mesazhi injorues ndaj fqinjit tonë jugor, ndër të tjera, për ti bërë qejfin, mikut armik. Ketë e kuptojnë lehtësisht ata që duan të kuptojnë.

Por, asgjë morale dhe në inkoherencë të plotë është dhe mbrojtja që i bën Ditmiri Ardiana Hobdarit. Arësyeja kryesore e mbrojtjes është se ish Ambasadorja është kushërira e gruas së tij. Dhe këtë e dinë të gjithë. Sikundër e dinë të gjithë se ish Ambasadorja ishte dhe bashkëpuntorja e tij e ngushtë në hartimin e listave për linçimin e atyre diplomatëve që nuk i shkonin për shtat formimit klasor të individit Ditmir.
Ky individ shprehet për burra me eksperiencë në diplomaci dhe në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme të Kuvendit listoi dhe një sërë emrash të spikatur të diplomacisë dhe kulturës sonë kombëtare që kanë shërbyer në shtetin fqinj ndër vite.

Por ka qënë ky Ministër që në vizitën e tij të parë në Greqi, mikpritësin, që e nderoi duke patur në krah personalitete të diplomacisë greke, disa herë Ambasadorë, e injoroi duke qenë vetë i shoqëruar me dy “këshilltarë” me eksperiencë të shkurtër OJQ-sh.
Sjelljet e tij të padenja, shumë larg kulturës dhe sjelljes që rrezatonin ata që ai përmendi dje, kanë habitur e indinjuar të huaj e vendas.

Ditmiri do të mbahet mend gjatë si rast unik e pervers, për Guineess, se si një Ministër i Jashtëm në takimet zyrtare me homologë shpif, injoron e ofendon kreun e shtetit, atë që e ka mandatuar e simbolizon unitetin e vendit. Askush nuk habitet që tashmë ka filluar me të njëjtin “përkushtim” të sulmojë te ndërkombëtarët Kryeministrin.
Për Guineess është dhe shkaku i sherrit të ish Ministrit mistrec e “të vogël” me ish shefin e Kabinetit të tij….
Përmendi personalitete, burra të shquar, por harron që askush nuk do t’ja harrojë se nën qasjen tipike të sektit të tij se, “eksperienca pengon progresin”, goditi shumicën e diplomatëve me eksperiencë e të karrierës, me qëllim shkatërrimin e shërbimit me jashtë. Baltosja e kujtdo punonjësi, puna dhe sjellja e të cilit nuk përputhej me shijet e pështira të tij, ishte filozofia me të cilën e drejtoi MPJ-në Ditmiri.

Tha gjithashtu Ditmiri se pa u shprehur Presidenti me dekret, as nuk shpallet vakanca, as nuk mblidhet Komisioni, as nuk çemërohen e emërohen Ambasadorët, se kështu e parashikon ligji.

O tempora! O mores! “Ahi dura terra, perche not t’apristi”, do thoshte Dante.
Le të behët një audit në MPJ dhe të shihet si e ka shkelur me të dyja këmbët Ditmiri ligjin në këtë drejtim, vetë ai, si ka injoruar totalisht Institucionin e Presidentit të Republikës e dekretet e tij, si ka përdorur standartet dy e shumë fishta dhe në kundërshtim me ligjin në emërime, çemërime, promovime, shkarkime, etj.
Eshtë për të ardhur keq që suksesi, qoftë dhe i përkohshëm, i disa njerëzve bazohet në cinizëm e të qenit i paskrupullt.

E tillë është e gjithë shfaqja e Ditmirit në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.
Pa kërkuar ndjesë për shtrembërimin që i ka bërë ligjit e rregulloreve dhe për dëmet kolosale e të pariparueshme që i ka sjellë shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, pa kërkuar ndjesë për emërimet në Ministri e mbushjen e Ambasadave me kushërinj e  anonimatë, gjëja më e mirë që mund të bëjë Ditmiri, është të fshihet dhe të heshtë.

Zjarr Tv Ad