Shprehja “bëmë baba të të ngjaj” po merr formë edhe në familjen Gulit. Djali i legjendës holandeze, Ruud Gulit, Maxim ka bërë debutimin e tij në futbollin profesional, duke i ndjekur hapat e babait të vet të famshëm.
17-vjeçari u fut nga stoli i AZ Alkmaar Jong, në barazimin që skuadra e tij mori ndaj fitueses së Kategorisë së Dytë, Tëente.
Babai i tij, fitues i Topit të Artë në vitin 1987, i cili ka luajtur për klube si PSV, Milan, Sampdoria dhe Chelsea e shikoi nga tribunat debutimin e të birit dhe më vonë postoi një mesazh emocionuese në “Instagram”.
“40 vjet (!) pasi i luajta minutat e parë për Haarlem, djali im Maxim po i ndjek hapat e mi. Nuk mund ta shpjegoj çfarë ndjenje e veçantë është kjo dhe sa krenar jam unë. Isha shumë më nervoz këtë pasdite! Pashkë që nuk do t’i harroj kurrë!” shkroi Gullit.
Mbrojtësi ka luajtur këtë sezon për ekipin U-19. Maxim është formuar te skaudra e të rinjve të AFC Amsterdam, para se t’i bashkohej me AZ Alkmaar në korrik të vitit 2017.