Nga një studim i fundit kryer në Finlandë, ka rezultuar se katër herë në javë nga 30 minuta, ndikojnë pozitivisht duke ulur ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt nxehtësia dhe djersitja zgjerojnë enët e gjakut dhe ulin presionin arterial duke detyruar kështu muskulin kardiak të ushtrohet dhe të bëhet më i fortë.
Efekti kardio-fitnes i saunës ishte dokumentuar edhe herë të tjera nga studime të ndryshme, por tashmë konfirmohet nga kërkimi i Universiteti i Finlandës që është publikuar në revistën shkencore ‘Biomed Central Medicine’.
Studimi në fjalë ka vëzhguar dhe analizuar për 15 vjet rreth 1700 persona me moshë mesatare 63 vjeç. Objektivi ishte vëzhgimi i impaktit të saunës mbi shëndetin e zemrës duke pasur parasysh edhe faktorët paralelë të rrezikut si duhani, pasiviteti fizik dhe gjendja socio-ekonomike. Dhe ka rezultuar se diferencën e bën kryesisht sauna. Ata që qetësoheshin nën avull të paktën 4 herë në javë, kishin rezultate mjaft pozitive. Nga statistikat e mbledhura në 15 vite të studimit rezultoi se, ndodhën 2,7 vdekje në 1 mijë persona nga problemet në zemër. Ndërsa në radhët e atyre që nuk e frekuentonin saunën, statistikat flasin për 10,1 vdekje çdo 1 mijë persona.