Drogë, armë, 27 mln lekë e karta bankare, si u kap “i forti” i Tiranës te “Liqeni i Thatë”

0
6

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me mjetin e tij me armë zjarri, kokainë, fishekë luftarakë, armë të ftohta, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në pranga ka rënë shtetasi B. H., i cili është vënë në ndjekje nga policia në zonën e Liqenit të Thatë, pas lëvizjeve të tij të dyshimta. ndërkohë, gjatë kontrollit në mjetin e tij i janë gjetur, përveç armëve e municioneve, edhe mbi 27 milionë lekë.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;  një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje; 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi; 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari; një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;  disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

TiranëFinalizohet operacioni policor "Liqeni"Operacioni nga Forca e Posaçme "Shigjetat", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.Shërbimet e Policisë "Shigjetat" janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:- 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë; – një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;- 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje; – 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi; – 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari; – një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja; – disa çelësa automjetesh dhe karta banke.Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 17. Oktober 2019