“Droni Edukues” survejon shoferët dhe këmbësorët në Tiranë: Kujdes këto dy shkelje

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet e monitorimeve të kryera me dronë për të evidentuar dy nga shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët gjatë përdorimit të rrugës.

Sipas policisë sjellja e drejtuesve të mjeteve që nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas, duhet të ndryshojë.

Gjithashtu bëhet apel edhe ndaj këmbësorëve që të mos kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari, sipas policisë, rrezikon sigurinë e vetë kalimtarëve, por dhe të të tjerëve.

“Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues”, synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurtë dhe më përgjegjëse nga të gjithë.

Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurtë dhe më miqësor në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad