Dy persona në pranga, trafikonin lëndë plasëse e radioactive

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në pranga kanë rënë shtetasit Artan Bruka, 38 vjeç, banues në Kukës dhe Halil Gjana, 26 vjeç, banues në Kukës. Ata janë arrestuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallëpe cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpet ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili. Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad