“Eagles” fitojnë Super Bowl

0
367
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Eagles” nga Filadelfia triumfuan në edicionin e 52-të të “Super Bowl” duke mposhtur “New England Patriots” të Boston me rezultatin 41 – 33. Është hera e parë që “Eagles” fitojnë trofeun përballë 6 herë fituesve të “Patriots”. Skuadra nga Filadelfia ishte në avantazh për të gjithtë takimin, por pati drithërima në momentet e fundit kur “Patriots” të udhëhequr nga ylli absolut i futbollit amerikan Tom Brady ia doli të kalojë skuadrën momentalisht në avantazh në rezultatin 33 – 32. Por “Eagles” të udhëhequr nga një “quarterback” si Nick Foles nuk u dorëzuan dhe në më pak se 2 minuta u rikthyen në avantazh me një realizim spektakolar. Ndeshja u vendos përfundimisht në përballjet e fundit ku Tom Brady humbi topin duke minimizuar çdo mundësi që “Patriots” të rikuperonin. Ndeshja u mbyll 41-33 dhe Foles u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Ashtu siç pritej edhe kjo sfidë mbërtheu para ekranit miliona amerikanë. Për herë të parë në 30 vjet, gjatë zhvillimit të kësaj finale, Trupat ushtarake amerikane Marins transmetuan në internet një spot me synimin për të rekrutuar të rinj e të reja që kanë përballuar e fituar sfida gjatë jetës së tyre dhe që kanë aplikuar sporte si mundja apo Rugby. Super Bowl, ngjarja më e madhe sportive në SHBA, u transmetua nga rrjeti NBC. Një reklamë prej 30 sekondash i gjatë kësaj ndeshjeje kushtonte 7.7 milionë dollarë. Hapja e spektaklit iu besua Pink e cila këndoi edhe himnin amerikan.Ishte Justin Timberlake ai që performoi në pushimin e pjesës së parë. Timberlake i bëri një homazh figurës së Princë i ndarë nga jeta vitin e kaluar duke kënduar “I Would Die For You” ndërsa një pjesë e skenës u ngjyros me rozë bashkë me simbolin e artistit të ndjerë. Timberlake performoi hitet e tij “Filthy”, “SexyBack” dhe “Cry Me A River”.

Zjarr Tv Ad