Edi Rama: Nga viti 2022 do hiqet TVSH-ja për pagat deri në 40 mijë lekë/ O njerëz duan t’ju joshin për vota, e kanë çuar Shqipërinë për lesh dhie…

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka nisur prezantimin e programit të Partisë Socialiste, për pagat, taksat dhe biznesit për 4 vitet e ardhshme, ku siç ndodh zakonisht ka komentuar opozitën, për programin e taksës së sheshtë, për të cilën tha se është e keqja më e madhe që do t’i bëhej vendit.

Gjithashtu, Rama tha s’e në fund të mandatit të tretë, paga minimale do të jetë 40 mijë lekë, ndërkohë që ironizoi duke thënë se ai ”edhe pse ka miq oligarkët”, u ka marrë atyre më shumë taksa, në raport me atë që do t’u marrë PD, me taksën e sheshtë.

Kryeministri ka premtuar rritjen e pagave të administratës, me 30% brenda mandatit të tretë, si dhe rritjen e pagave të mësuesve me 40%, në vazhën e një rritje që sipas tij ka qenë me 15% për këtë vit.

“U ka bërë bisht të vështirave populli e ka lënë PS-në në baltën e vet. Sot kur ne duam një mandat të tretë populli është gati të na mbështesë. Jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh. Ka dhe me të drejtë. Por populli është gati të na mbështesë sepse populli e di që ne nuk kemi shmangur vështirësitë. Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore që eliminoi 300 vatra taksash e vjedhjesh, reforma dixhitale, reforma e pronës që është futur më në fund në rrugë të drejtë, reforma në drejtësi e të tjera akoma. Nëse këto reforma do të ishin bërë më parë Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe.

Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë, e cila është e mundimshme por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e vetmja forcë që mund  ta bëjë këtë jemi ne. Vizioni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari. Plani ynë i veprimit është një program qeverisë me masa dhe afate të caktuara. Programi i tyre është në menu dëshirash që ‘ta hajë kush ta hajë’. Ne themi sot në ‘Planin tonë të Veprimit’ që do të jetësojmë Shqipërinë e vitit 2030 dhe jo një plan për të joshur elektorat”, është shprehur Rama.

“Ata nuk kanë një plan për të qeverisur, por kanë një plan për të marrë vota. Taksa e sheshtë është rreziku më i madh dhe më konkret që ofrojnë ata, e propozuar nga KÇK-ja. Oligarkëve që medemek do u bëjmë gjëmën, do u marrin 9% taksa, një biznesmen që fiton miliona 9% nuk është asgjë, nuk e ndjen fare. 

Si mund të tallen me ju o njerëz? O njerëz këta nuk janë as për ju dhe as për Shqipërinë, sa herë që u ka rënë në dorë Shqipëria e kanë çuar për lesh dhie. Nga Janari i 2022 ne do të heqim fare taksat për pagat deri në 40 mijë lekë. Do të rrisim pagën e administratës, do ta çojmë deri në 850 mijë lekë në muaj. Ata kanë një plan që është i fokusuar te joshja, në fund kur të shohin që nuk fitojnë dot, do marrin tramvajin e Tiranës dhe do të ikin”, ka thënë Kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad