Edicion i jashtëzakonshëm i Revistës Televizive

0
14897
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shokë e shoqe mirmbrëma

Po fillojmë këtë edicion të jashtëzakonshëm të Revistës Televizive.

Kushtet e përkeqësuara të motit, epidemia e gripit rënë në mbarë vendin, situata e rëndë energjitike dhe temperaturat që priten të bien shumë gradë poshtë zeros kanë bërë që Naltgjatësia e tij Edi Rama dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të Partisë e të pushtetit të mbledhin shtrabin e emergjencave.

Vetë udhëheqësi ynë I lavdishem kryesoi këtë mbledhje ku u morën masa dhe dolën konkluzione domethënëse që do të zbatohen në ditët në vazhdim për të shmangur çdo lloj pasoje.

Në përfundim shtabi I emergjencave mori këto masa:

  1. Ti bëhet e qartë të gjithë popullit që këto kushte vinë si pasojë e keqqeverisjes së mëparshme të shqupit, mbretit satrap Zog, pushtuesve të egër nazifashiste dhe sundimit shekullor osman që na la në këtë gjendje,
  2. Ministri Beqaj për epideminë e gripit dhe viktimat e tij të dalë e të sqarojë popullsinë që: nëse jeni me grip – jeni të sëmurë dhe do të keni temperature, duhet të pini shumë lëngje dhe ilaçe. Nëse nuk keni para për lëngje dhe ilace, pini ujë çesme, nëse uji I cesmes është I ndotur pini ujë Pana si ai që pi edhe une sa herë pi kafe, e nëse nuk keni as këto, atëherë vrafshi veten. Qeveria do ju mbulojë një pjesë të shpenzimeve të varrimit të cilat do I merrni me këste
  3. Kryetari I emergjencave civile Shemsi Premci pasi deklaroi që nuk ka kripë për rrugët, nuk harroi të shtonte se kjo është për faj të qeverisjes së keqe të Xhonturqve, mbretit Zog dhe Shqupit.
  4. Erion Veliaj doli me disa këshilla shumë të vlefshme për qytetarët e Tiranës
  5. Po ra shi dhe dolët jashtë do të lageni
  6. Po ra borë e bëri ftohtë do të ftoheni
  7. Po ra borë mos shkoni në Dajt se malin e Dajtit nuk e kemi për atë punë
  8. Çimi I vogël ka blerë këpucë të reja, ftoj nesër të gjitha mediat të vinë e ta pasqyrojnë aktivitetin se do marr pjesë në inagurimin e këpucëve të Çimit.
  9. Kreu I Oshe Ardjan Çela deklaroi se si pasojë e reshjeve të shumta të borës qarku I Kukesit, Dibrës së Shukriut dhe Shkodrës do të jenë pa drita, kurse qarku I Korçës, I Mirditës dhe I Vlorës do jenë edhe pa drita edhe pa ujë. Urdhërohen të gjithë qytetarët që të paguajnë faturat dhe me kusuret të blejnë qirinj, në të kundërt do futen në burg
  10. Ministri I brëndshëm Saimir Tahiri I siguroi qytetarët se hajdutët nuk janë as marangozë e as kasapë por vjedhës e prandaj të ruhen që të mos vidhen nga hajdutët se hajduti vjedh. Dhe kjo gjithashtu është një plagë që e trashëgojmë nga regjimet e mëparshme të Xhonturqve, Zogut, e Shqupit.

Në fund udhëheqësi ynë I lavdishëm pasi ua përplasi në fytyrë të gjitha të metat qeverive të Xhonturqve, satrapit Zog dhe Shqupit tha ballëlart e me zërin bubullimë se popullin tonë nuk do e thyejnë dot as këto kompllote të natyrës por do të qëndrojë krenar grushtbashkuar rreth Partisë dhe udhëheqjes së saj largpamëse e të lavdishme. – Lavdi popullit tonë trap e heroik

Dhe tani një lajm I fundit nga qyteti I bukur I Lungo-Fares, Vlorës.

Prifti Ortodoks I qytetit siç duket I mësuar me gënjeshtrat e deputetit të parë të Vlorës vendosi të ndjekë shembullin e tij duke gënjyer këtë radhë vetë Zotin. Meqë nuk kishte njeri aq budalla sa të hidhej në ujrat e akullta të detit të merrte kryqin e lidhi atë me spango dhe e tërhoqi përsëri.

Ngelet vetëm një pikëpyetje – a do të jetë edhe Zoti vallë, kaq tolerant ndaj gënjeshtrave sa ç’është edhe populli ynë trim , trap e heroik?

Duke I uruar jetë të gjatë Partisë dhe Naltgjatësisë së tij e mbyllim edhe për sonte këtu Revistën Televizive.

Bashkë, natën e mirë.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad