Edmond Drishti/ Komandanti shqiptar i policisë në Hoboken të SHBA

0
2181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Coronavirusi tashmë ka prekur gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.  Mbrëmjen e  djeshme në një lidhje live nga SHBA për emisionin “Opinion”, na vjen komandati i policisë së Hoboken, një shqipëtar i lindur dhe i rritur në SHBA, por me prindër shqiptar.

Arbend dhe Edmond Drishti janë dy vëllezër me origjinë shqiptarë në SHBA. Të dy të cilët punojnë në institucionet e zbatimit të ligjit.

I ati i tyre është arratisur në vitin 1963 nga Shqipëria dhe u vendos New Jersey në moshën 26 –vjeçare.

Bari Drishtit, i njohur edhe ky në SHBA dhe në Shqipëri. Bari Drishti,  njohur ndryshe edhe si “Mr. Pizza” i picerisë “Benny Tudinos” në rrugën Washington të qytetit Hoboken në New Jersey. Benny dhe picat e tij u bënë legjendare, duke ushqyer gjenerata të shumta të banorëve të qarkut. Copat e picave ishin aq të mëdha sa që njerëzit shpeshherë i krahasonin ato me bebet e tyre.

Këngëtari i njohur shkodran në SHBA – Bari Drishti u nda nga jeta në moshë 77 vjeç.

Shumë aktor të Hollywood dhe zëvendës presidenti i SHBA Joe Biden kanë qënë klientët e tij.

Edmond Drishti, 23 vjet si komandant i forcave të policisë na vë në dijeni me situatën në kohë pandemie në vendin ku ai shërben si oficer.  Me një shqipe të pastër zoti Drishti falenderon dhe përshëndet të gjithë bashkombësit e tij, njëkohësisht mjekët dhe infermjerët, por nuk harron pa përshëndetur veçanërisht shkodranët dhe tropojanët, që është dhe origjina e prindërve të tij.

Edmond Drishti në raportim direkt nga Hoboken!Profesionist vëllai 😃

Gepostet von Ismet Drishti am Dienstag, 31. März 2020

 

Jo rastësisht ai mban dhe mbiemrin Drishti, djali i xhaxhait të Ismet Drishtit.

Duke dëgjuar për të dhe arritje e tij në SHBA sidomos gjuhën shqipe të pastër nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë Edmond Drishtit gjithë të mirat dhe padyshim ti dërgojmë një falenderim të madhë nga Shpipëria.

 

Zjarr Tv Ad