Edona Bilali e para në listën e Shkodrës, tregon ftesën e Kryeministrit: Rama e ka seriozisht…

0
566
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edona Bilali, është diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Tiranës, ku kryeson listën e socialistëve në Shkodër.

Nëpërmjet një lidhje në “Opinion”, Bilali tha se; ftesa për të qenë pjesë e listës, i ka ardhur drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda

Bilali: Propozimi ka qenë një surprizë. Kryeministri më thirri në takim. Ishte e takimi i parë, nuk jemi takuar më përpara. Bëmë një takim, ndamë vizionin për Shkodrën kryesisht.

Fevziu: Si ju thirri? Alo jam Edi Rama! Nuk kishte struktura partie?

Bilali: Nuk më mori dikush nga PS , më mori dikush në emrin e Kryeministrit për të patur një takim me zotin Rama, jam takuar personalisht në zyrën e tij.

Fevziu: Personalisht ua bëri ftesën?

Bilali: Ka qenë në zyrën e Kryeministrit, mes meje dhe zotit Rama. Ndamë vizionin dhe me sa kuptova me atë çfarë foli që për këtë 4 vjeçar ai e kishte seriozisht. Dhe nëse ai e ka seriozisht unë e kam akoma më seriozisht, sepse kam motiv personal për të bërë ndryshim në Shkodër.

 

Zjarr Tv Ad