Elisa Spiropali në Kamëz: T’i japim Edi Ramës mandatin e tretë, ne nuk ndalemi deri në fitore…

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja politike e PS-së për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vijuar takimet me qyetarët në Kamëz. E shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Suli, Siropali është takuar me të rinjtë e kësaj bashkie.

Spiropali, u shpreh s’e për të është krenari të jetë deputete përfaqësuese e bashkisë së Kamzës, në Parlamentin Shqiptar për katër vitet e ardhshme.

Sipas saj, Kamza po ndahet me realitetin e të kaluarës, me shtetin që kurrë nuk e pati në krah, duke përmendur kundërshtarët dhe aleatë e PD-së, ajo u shpreh se ata nuk e ndalin dot të ardhmen e Kamzës.

“Ndryshimet kanë nisur me shkollat dhe kopshtet e reja, në Valias, Paskuqan, Bathore, të cilat janë me një standard të pamenduar më parë. Sot është koha që ne të jemi të gjithë bashkë, përballë këtyre bindjeve të vjetra për ti dhënë mandatin e tretë Edi Ramës në mënyrë që të gjitha këto punë të mira të nisura të vazhdojnë. Shpura e Mulit, Rimit, Ilirit, Monës, Fatmirit, veglës së tyre Lulit, dreqit dhe të birit, nuk e ndal dot të ardhmen e Kamzës të vijë. Me Edi Ramën. Me njerëzit, për njerëzit.”- është shprehur Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad