Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Elita dhe Gjiko, çifti shumë i komentuar i showbizit, ishin të ftuar këtë të hënën në emisionin “Nin”, në Klan Kosova, ku u bënë pjesë e sfidës “Haje ose thuaje”.
Elita e vuri paksa në siklet Gjikon, me një prej pyetjeve, ku i kërkonte të thonte emrin e vajzës, me të cilën ka patur puthjen e parë.
Elita: Herën e kaluar, kur të kanë pyetur se cila ka qenë e dashura jote e parë, ke thënë Elita…
Gjiko: Po, ti e di që kam qenë i virgjër
Elita: Nuk është e vërtetë aspak, por ka patur shumë komentues që janë habitur, prandaj unë po të pyes, se me kë e ke patur puthjen e parë?
Gjiko refuzoi të përgjigjej, duke u shprehur se ka qenë shumë i vogël, ku nuk e mbante mend asgjë.