Ballina Blog Faqe 16

Heqja e “non gradĂ«s” nga SHBA, reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Berisha

0

Pas mĂ« shumĂ« se 5 vjetĂ«sh, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« vendosur t’i heqin non gratĂ«n kryetarit tĂ« PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“UnĂ« erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ende nuk ka njĂ« reagim nga ambasada e SHBA-sĂ« lidhur me kĂ«tĂ« lajm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA-tĂ« i heqin ‘non gratĂ«n’ Sali BerishĂ«s

0

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka hequr “non gratĂ«n” kryedemokratit Sali Berisha.

Mësohet se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.

Teksa ne presim një deklaratë zyrtare nga Berisha, ai është pritur me duatrokitje në sallën e Kuvendit.

Ky sanksion ndaj BerishĂ«s dhe familjarĂ«ve tĂ« tij ishtĂ« vĂ«nĂ« mĂ« 19 maj tĂ« vitit 2021. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratĂ«n’ duke argumentuar se Berisha ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« veprime korruptive, tĂ« tilla si shpĂ«rdorim i fondeve publike dhe ndĂ«rhyrje nĂ« proceset publike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nga Irani te influencer-ët/ Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë?

0

Nga Arlind Qori

Edi Rama ka gjetur armikun e ri qĂ« “po i çon nĂ« drejtim tĂ« gabuar” tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« qĂ« po protestojnĂ« me dhjetĂ«ra mijĂ«ra nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s: influencer-Ă«t. NjĂ«lloj si teoria konspirative paraprirĂ«se qĂ« bĂ«nte sallatĂ« greko-iraniano-majtisto-aliene, edhe justifikimi i ri shpĂ«rfaq paranojĂ«n e tij politike dhe nĂ«nvlerĂ«simin e madh qĂ« ka pĂ«r shoqĂ«rinĂ« mbi tĂ« cilĂ«n ka hipur. Sipas tij, qytetarĂ«t shqiptarĂ«, sidomos tĂ« rinjtĂ«, nuk kanĂ« asnjĂ« arsye madhore pĂ«r tĂ« protestuar.

Ndaj, nëse diçka e tillë ndodh, atëherë ata përfytyrohen si leshko të cilët mezi po presin të merren prej hunde nga keqbërësi ose oportunisti i parë.

Mënyra se si Rama e interpreton situatën nuk është thjesht taktikë çorientuese, por edhe shprehje e botëkuptimit të tij politik. Edi Rama është pushtetari më arrogant dhe narcis që na ka sunduar që prej themelimit të shtetit shqiptar.

Edhe mĂ« i korruptuari, por kjo Ă«shtĂ« tjetĂ«r temĂ«. Ky sociopat mendon vĂ«rtet se providenca e ka zgjedhur pĂ«r njĂ« “mision tĂ« madh” dhe çfarĂ« vjedh Ă«shtĂ« thjesht shpĂ«rblimi ekonomik pĂ«r “meritat” e tij historike.

NĂ« sytĂ« e tij, kushdo qĂ« i kundĂ«rvihet – nga kundĂ«rshtarĂ«t politikĂ« te gazetarĂ«t dhe qytetarĂ«t nĂ« protestĂ« – Ă«shtĂ« thjesht mizĂ«. Fakti qĂ« Edi Rama Ă«shtĂ« kokĂ«bosh intelektualisht dhe i pagdhendur karakterialisht vetĂ«m sa ia bĂ«n mĂ« tĂ« nevojshme arrogancĂ«n.

Ndryshe nga imazhi modern qĂ« dĂ«shpĂ«rimisht kĂ«rkon tĂ« pĂ«rcjellĂ«, Rama Ă«shtĂ« ngritur politikisht duke u kompromentuar qĂ« ditĂ«n e parĂ« me llumin e nĂ«ntokĂ«s kriminale dhe oligarkinĂ« ekonomike. Edhe mĂ« keq se satrap i peshave tĂ« rĂ«nda gjeopolitike, Rama mbetet nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« njĂ« satrapuc i pushtetit ekonomik e kriminal vendas. Çka, me sa duket, ia lĂ«ndon sedrĂ«n dhe ia bĂ«n arrogancĂ«n jo vetĂ«m taktikĂ«, por edhe qetĂ«sues sedre.

Si çdo autokrat që e ka humbur lidhjen me shoqërinë, Edi Rama as sot nuk arrin ta kuptojë dallgën e madhe shoqërore që po e merr përpara. Të rinjtë e sotëm kanë një pafundësi arsyesh për të dalë në protestë. Sipas statistikave zyrtare, një në katër syresh nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në masë të madhe detyrohen të punojnë dhe të shkollohen njëkohësisht.

Në ekonominë turistike të Ramës, të rinjtë robtohen si kamerierë, banakierë e ndihmës-kuzhinierë të keqpaguar në raport me punën e jashtëzakonshme që kryejnë. Punojnë pa kontrata ose e marrin një pjesë të rrogës nën dorë. Punojnë gjashtë, nganjëherë edhe shtatë, ditë në javë dhe nuk kanë të drejta në punë.

Nëse janë në shkollë, çdo sinjal që marrin nga jashtë saj duket se u tregon se shkolla nuk ka rëndësi. Nëse studiojnë fort në degët që ndjekin me pasion bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, ekonomia e betonit dhe pastrimit të parave nuk ka nevojë për njohuritë e tyre.

NĂ«se kĂ«rkojnĂ« tĂ« punojnĂ« nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore, radha nuk vjen kurrĂ« sepse pĂ«rparĂ«si ka patronazhisti. NĂ«se, pĂ«r fat, ia arrijnĂ« tĂ« gjejnĂ« njĂ« shteg, me tĂ« filluar punĂ« duhet t’i nĂ«nshtrohen logjikĂ«s poshtĂ«ruese tĂ« instrumentalizimit politik nga partia nĂ« pushtet.

Rinia që proteston është ajo që e di se, nëse nuk ndryshon me rrënjë modeli i zhvillimit, kurrë nuk do të arrijë të ketë në pronësi shtëpinë e vet, edhe sikur të punojë 16 orë në ditë. Janë njerëzit të cilëve pastrimi i parave dhe spekulimi imobiliar po ua bën gjithnjë e më të vështirë pagesën e qirasë.

Sikundër janë të rinjtë që shohin prindërit e tyre të kërrusur nga pesha e fyerjes së përditshme prej një pushteti që mbahet në këmbë vetëm përmes një rrjete kërcënimesh; si dhe gjyshërit që, po të ishte për pensionet e kësaj palo qeverie, do të kishin shkuar prej kohësh te të shumtët për shkak të kequshqyerjes dhe pamundësisë për të blerë ilaçe.

Të rinjtë që po protestojnë me dhjetëra mijëra në Tiranë nuk janë vetëm viktima të padrejtësive të panumërta, por edhe bartësit e një fryme të re dhe rebele. Për shkak të intensifikimit të komunikimit global, ata janë edhe qytetarë realë të Shqipërisë, edhe qytetarë virtualë të një bote të madhe.

ËshtĂ« njĂ« rini qĂ« flet anglisht me tĂ« njĂ«jtĂ«n zhdĂ«rvjelltĂ«si si shqipen dhe shumĂ« mĂ« e hapur pĂ«r idetĂ« e reja se brezat e mĂ«parshĂ«m. Meme-t nuk janĂ« vetĂ«m shprehje e kreativitetit tĂ« tyre tĂ« pashtershĂ«m, por edhe mĂ«nyra mĂ« e shĂ«ndetshme pĂ«r tĂ« tallur pa arrogancĂ« satrapucin qĂ«, sado tĂ« bĂ«jĂ« si palaço, nuk bĂ«n askĂ«nd pĂ«r tĂ« qeshur.

Edi Rama është gati të bëjë edhe striptease në skenë vetëm e vetëm që të duket bashkëmoshatar në stil me ta. Por më kot. Më shumë se i ri ngjan me ata perversët e moshës së shtyrë që u hedhin fjalë vajzave në rrugë.

Të rinjtë e kanë tejkaluar Edi Ramën. Fatmirësisht, e gjithë shoqëria po ecën në një hap me ta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta e 11-të e protestës/ Bulevardi mbushet plot, shqiptarët kundër klasës politike

0

MijĂ«ra qytetarĂ« kanĂ« marshuar nĂ« bulevard, nĂ« protestĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« numra, qĂ« prej nisjes sĂ« tyre njĂ«mbĂ«dhjetĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«. 

Me thirrjet “Edi Rama jep dorĂ«heqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “ShqipĂ«ri e Re”, “Revolucion”, “Rama nĂ« burg, Berisha nĂ« burg”, protestuesit fillimisht janĂ« mbledhur para KryeministrisĂ« dhe mĂ« pas kanĂ« marshur nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s. 

Protestuesit kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje qĂ« qytetarĂ«t t’i bashkohen revoltĂ«s sĂ« tyre edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. NdĂ«rsa nesĂ«r pritet qĂ« tĂ« mbahet protesta e radhĂ«s.

Ata kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e qeverisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shprehin pakĂ«naqĂ«si me tĂ« gjithĂ« klasĂ«n politike. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

10 ditĂ« qĂ« tronditĂ«n “sistemin”

0

Nga Lutfi Dervishi

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.
2. Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe përfundoi duke tronditur gjithë mjedisin politik dhe mediatik.
3. Nisi për të mbrojtur një lagunë, por po nxjerr në sipërfaqe një oqean pakënaqësish të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.
4. Memet, pankartat dhe kreativiteti i protestuesve rezultuan më tërheqëse dhe më therëse se dhjetëra fjalime politike.
5. ËshtĂ« protesta e parĂ« e kĂ«tij lloji qĂ« ka vazhduar 10 ditĂ« rresht pa ndĂ«rprerje. Ka organizim, por nuk ka lider.
6. Në kohën kur Reuters transmetonte live protestën për audiencën globale, disa televizione në Tiranë zgjodhën të transmetonin festimet e 35-vjetorit të PS në Fier.
7. ËshtĂ« protesta e parĂ« ku njĂ« meme e shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjete sociale ka gjasa tĂ« ketĂ« bindur mĂ« shumĂ« njerĂ«z sesa analizat nĂ«pĂ«r studio televizive.
8. Turistët që zakonisht fotografojnë protestat, këtë herë iu bashkuan atyre. Disa morën edhe mikrofonin dhe mbajtën fjalime.
9. Përveç shqiponjës si simbol kombëtar, në status patriotik po ngjitet edhe flamingoja.
10. Për protestën deri tani janë akuzuar tetë agjentura të huaja. (Enver Hoxha në ditën më të keqe akuzonte 4 (CIA, KGB, UDB, ASFALIA).

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A ka gisht në rrëmbimin e Eglant Koçit? Zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

0

Ka dëshmuar para togave të zeza kamarieri E.Z., i cili u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtor i dyshuar për rrëmbimin e 34-vjeçarit në Tiranë. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e të riut.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tregon se pronari i lokalit në të cilin punonte, A.SH., i kishte kërkuar që të fikte dritat, ndërsa më pas nuk kishte dijeni se çfarë mund të kishte ndodhur pas largimit të tij.

“Punoj nĂ« lokalin e A.SH. si kamarier. DitĂ«n qĂ« thotĂ« prokuroria e kam parĂ« 34-vjeçari kur ka hyrĂ« nĂ« lokal, sepse e njoh. MĂ« pas nuk e kam parĂ« mĂ«, nĂ«se ishte larguar apo jo. NdĂ«rkohĂ«, A.Sh mĂ« ka thĂ«nĂ« qĂ« tĂ« fikja dritat e lokalit, pĂ«r shkak se kishte pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« njĂ« frigorifer. UnĂ« i kam fikur dritat. TĂ« nesĂ«rmen, A.SH mĂ« ka thĂ«nĂ« qĂ« tĂ« shkoj tĂ« laja makinĂ«n nĂ« njĂ« vend larg, andej diku nga fundi i Bulevardit tĂ« Ri. Kam shkuar atje dhe mĂ« ka kapur policia. UnĂ« nuk kam lidhje me kĂ«tĂ« ngjarje”, ka dĂ«shmuar kamarieri.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se nga kryqëzimi i kamerave të sigurisë, pasi janë fikur dritat, shikohet A.SH. duke tërhequr diçka në dukje si qese e zezë, të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar.

I ndjekur nga qelizat telefonike, rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit, zonë që lidh Dibrën me Librazhdin, ku dyshohet se mund të ketë fshehur edhe trupin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar me qen të gjithë pjesën e malit me qëllim gjetjen e trupit, por deri më tani pa rezultat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeveria akordon 5 milionë lekë për familjen e Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli

0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën u miratuan vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit. Përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre.

“AsnjĂ« ndihmĂ« nuk mund tĂ« zbusĂ« dhimbjen pĂ«r ngjarjen e rĂ«ndĂ«, por shteti ka detyrimin tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« familjeve tĂ« tyre, me respekt, mirĂ«njohje dhe mbĂ«shtetje konkrete. Sakrifica e tyre nuk do tĂ« harrohet. Krahas vendimit tĂ« sotĂ«m, Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme po ndjek tĂ« gjitha procedurat ligjore pĂ«r trajtimin e familjes sĂ« DĂ«shmorit tĂ« Atdheut Enea Mekolli sipas Ligjit “PĂ«r statusin ‘FĂ«mijĂ« nĂ« PĂ«rkujdesje tĂ« RepublikĂ«s’”, tha ministri.

Enea Mekolli mbeti i vrarĂ« gjatĂ« njĂ« operacioni pĂ«r kapjen e tĂ« shumĂ«kĂ«rkuarit Violand Braçellari, mĂ« 4 qershor, ndĂ«rsa Adri mbeti i plagosur. Autori gjithashtu u plagos dhe ndodhet nĂ« spital. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Analiza e Radio France: “Revolucioni i Flamingove” qĂ« po sfidon Edi RamĂ«n

0

AnalizĂ« e Radio France mbi situatĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri me njĂ« intervistĂ« tĂ« njĂ« eksperti | ÇfarĂ« po ndodh aktualisht nĂ« ShqipĂ«ri? Kush po proteston, kundĂ«r çfarĂ«, dhe qĂ« kur kanĂ« nisur kĂ«to protesta?

 
Miguel Roån, ekspert i Ballkanit perëndimor:

ShqipĂ«ria po pĂ«rballet me mobilizime qytetare prej pak mĂ« shumĂ« se njĂ« jave kundĂ«r njĂ« mega-projekti tĂ« zhvillimit urban tĂ« planifikuar nĂ« gadishullin e ZvĂ«rnecit, i cili pĂ«rfshin ishullin e Sazanit dhe lagunĂ«n e NartĂ«s, pranĂ« VlorĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« vyera tĂ« vendit nĂ« aspektin ekologjik, e lidhur me deltĂ«n e lumit Vjosa, qĂ« konsiderohet si lumi i fundit i egĂ«r i madh nĂ« EvropĂ«. KĂ«to mobilizime janĂ« pagĂ«zuar si “Revolucioni i Flamingove”, si referencĂ« ndaj shpendĂ«ve qĂ« popullojnĂ« lagunĂ«n.

 
Megjithatë, kjo lëvizje shkon përtej çështjes mjedisore. Bëhet fjalë për mobilizimin e parë të madh qytetar dhe të pavarur në Shqipërinë bashkëkohore: jopartiak, transversal, i udhëhequr nga të rinjtë, kuadro, banorë vendas dhe organizata ekologjike. Kjo lëvizje po kundërshton si partinë e kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe atë të opozitës. Shkëndija që ndezi protestën ishte mbërritja e ekskavatorëve, kur rojet e një kompanie private sigurimi ushtruan dhunë ndaj liderëve të protestës në praninë pasive të policisë.

Flitet për Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, dhe Ivanka Trump, vajzën e tij. Cili është saktësisht roli i tyre dhe pse ky projekt ngjall aq shumë reagime, përtej shkatërrimit të ekosistemeve që denoncojnë OJQ-të?

Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë në krye të kësaj iniciative. Jared Kushner ka pranuar se bëhet fjalë për një investim masiv që kalon vlerën e një miliard eurove për të ndërtuar një kompleks turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin përballë tij. Pjesëmarrja e tyre i jep që në fillim një dimension ndërkombëtar këtij konflikti. Kritikët vlerësojnë se bëhet fjalë për një operacion politik për të mbështetur figura që janë në shënjestër të drejtësisë sepse ekziston edhe një problem i madh pronësie. Prej një dekade, ka pasur konflikte të shumta mbi pronësinë e këtyre tokave, që në të kaluarën u përkisnin për përdorim popullatave lokale. Këta banorë papritmas e gjejnë tani veten të privuar nga hapësirat që i shfrytëzonin historikisht me të drejtë.

NĂ« çfarĂ« mĂ«nyre qeveria e Edi RamĂ«s i ndryshoi rregullat pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« dritĂ«n jeshile kĂ«tij projekti tĂ« kontestuar?

Kjo zonĂ« gĂ«zonte statusin e “peizazhit tĂ« mbrojtur” qĂ« nga viti 2004 dhe mbrohej nga njĂ« ligj pĂ«r zonat e mbrojtura qĂ« nga viti 2017. NjĂ« ligj i ri, i cili hyri nĂ« fuqi nĂ« vitin 2024 dhe qĂ« fillimisht ishte konceptuar pĂ«r tĂ« plotĂ«suar kriteret evropiane, integroi disa klauzola toleruese pĂ«r motive tĂ« “interesit ekonomik”. PĂ«r shumĂ« qytetarĂ«, ky projekt simbolizon problemet strukturore qĂ« po e gĂ«rryejnĂ« ShqipĂ«rinĂ« prej vitesh. Edi Rama e ka ndĂ«rtuar strategjinĂ« e tij mbi tĂ«rheqjen e ethshme tĂ« investitorĂ«ve tĂ« huaj dhe mbi aleancat diplomatike tĂ« drejtpĂ«rdrejta me figura si Donald Trump, Benjamin Netanyahu apo Giorgia Meloni, pa asnjĂ« kompleks ideologjik, megjithĂ«se ai vetĂ« drejton njĂ« parti tĂ« qendrĂ«s sĂ« majtĂ«. Dhuna e ushtruar nĂ« terren ka njollosur seriozisht imazhin e tij si njĂ« lider modern, duke shpĂ«rfaqur njĂ« udhĂ«heqĂ«s qĂ« pĂ«rqendron pushtetin dhe mban lidhje tĂ« dyshimta me afaristĂ« tĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n akuzĂ« nga drejtĂ«sia.

GjatĂ« marshimeve, njerĂ«zit thĂ«rrasin se “ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje”. ÇfarĂ« tregon kjo pĂ«r modelin e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit?

Kjo është një çështje shumë ambivalente, nuk është aq e thjeshtë. Turizmi në Shqipëri ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë, kontributi ekonomik është i pamohueshëm. Trafiku në aeroportin e Tiranës është shumëfishuar me 200 herë gjatë viteve të fundit, duke e rreshtuar vendin ndër destinacionet kryesore. Kjo hapje ndërkombëtare ka qenë pozitive për një shoqëri thellësisht të traumatizuar që kaloi nga diktatura e Enver Hoxhës në një tranzicion brutal drejt ekonomisë së tregut, me një shoqëri sot të minuar nga emigracioni masiv i të rinjve. Megjithatë, ky model zhvillimi ka rënë në anarki. Bregdeti është betonizuar me nxitim, shpesh pa leje ndërtimi dhe pa studime të ndikimit në mjedis. Janë krijuar zona turistike të mbyllura, krejtësisht të paarritshme për vetë shqiptarët, qoftë sepse janë privatizuar, qoftë sepse janë jashtëzakonisht të shtrenjta.

Ky projekt në Shqipëri ngjan me një tjetër projekt për një kompleks luksoz të udhëhequr nga Jared Kushner në Beograd të Serbisë, i cili gjithashtu ka ngjallur protesta të ashpra. Pse ekziston ky interes i madh për Ballkanin vitet e fundit?

Ata gjejnĂ« atje hapĂ«sira thjesht “transaksionale” dhe njĂ« mjedis ku interesat ekonomike private dhe pushteti politik gĂ«rshetohen pa pasur kundĂ«rpesha tĂ« vĂ«rteta, as nga drejtĂ«sia , as nga opozita apo nga mediat sepse pushteti nĂ« fuqi kontrollon thuajse gjithshka. Ballkani ofron hapĂ«sira tĂ« mĂ«dha natyrore ende tĂ« egra, me çmime tĂ« tokĂ«s dhe kosto tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore shumĂ« tĂ« ulĂ«ta.
Familja Trump tentoi tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« nĂ« Beograd, duke kĂ«rkuar tĂ« shndĂ«rronte ish-Shtabin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« ushtrisĂ« tĂ« bombarduar nga NATO nĂ« vitin 1999 – njĂ« vend me ngarkesĂ« tĂ« fortĂ« emocionale pĂ«r serbĂ«t – nĂ« njĂ« hotel luksoz. Ky projekt sot Ă«shtĂ« i bllokuar, por ai ilustron mungesĂ«n totale tĂ« ndonjĂ« filtri moral kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« biznes, si dhe ndĂ«rthurjen e plotĂ« mes funksioneve diplomatike tĂ« Jared Kushner dhe interesave tĂ« tij private.

A është ky projekt simptomë e një shkarjeje që po ndodh dhe gjetiu në Ballkan?

Absolutisht, kjo nuk është një specifikë vetëm shqiptare. Në Kosovë, Serbi, Bosnjë apo Maqedoninë e Veriut, përqendrimi i pushtetit ka pësuar rritje eksponenciale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ndërsa treguesit e demokracisë dhe lirisë së shtypit kanë rënë. Për dhjetë vjet, procesi i zgjerimit evropian mbeti i ngrirë, duke u dhënë mundësi liderëve si Edi Rama të grumbullojnë një pushtet të pamasë pa asnjë kontroll të jashtëm.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, marrëdhënia e tyre me rajonin tashmë është thjesht transaksionale: motivet që lidhen me demokratizimin janë fshirë, ndërsa sjelljet autoritare tolerohen për sa kohë që ato lejojnë ruajtjen e lidhjeve ekskluzive të biznesit. Ironia më e madhe është se prokuroria antikorrupsion (SPAK) që u desh të ndërhynte në këtë çështje, u krijua dhe u financua fillimisht pikërisht nga Uashingtoni dhe Brukseli.

A mund ta detyrojë ky mobilizim Edi Ramën të tërhiqet?

LĂ«shimet qĂ« ai mund tĂ« bĂ«jĂ« janĂ« tĂ« mundshme, por Edi Rama ka investuar njĂ« kapital politik tepĂ«r tĂ« madh pĂ«r t’u tĂ«rhequr vĂ«rtet pas. Protestat janĂ« domethĂ«nĂ«se, por pĂ«r momentin nuk kanĂ« njĂ« volum kritik tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« kĂ«rcĂ«nuar qeverinĂ« e tij tĂ« bjerĂ«. Nga ana tjetĂ«r, ato nuk mund tĂ« pĂ«rvetĂ«sohen nga asnjĂ« parti opozitare. Ky Ă«shtĂ« i njĂ«jti problem si nĂ« Serbi: njĂ« mobilizim i madh popullor, por me njĂ« vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe pĂ«r t’u pĂ«rkthyer nĂ« njĂ« forcĂ« politike tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« rivalizuar pushtetin nĂ« fuqi. Kjo krizĂ« nxjerr nĂ« dritĂ« pĂ«rçarjen totale qĂ« ekziston nĂ« Ballkan mes klasĂ«s politike dhe shoqĂ«risĂ« civile, si dhe paaftĂ«sinĂ« e kĂ«saj tĂ« fundit pĂ«r t’u strukturuar nĂ« mbrojtje tĂ« interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lapaj thirrje shqiptarëve: Merrni fëmijët dhe dilni në protestë për të ardhmen e tyre

0

NĂ« ditĂ«n e dhjetĂ« tĂ« protestĂ«s, kryetari i PartisĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj, u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« bashkohen nĂ« tubim, duke theksuar se kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve shqiptarĂ«.

“Sot Ă«shtĂ« dita qĂ« secili prej nesh tĂ« marrĂ« fĂ«mijĂ«t pĂ«r dore dhe tĂ« dalĂ« nĂ« protestĂ« nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« çdo qytet tĂ« vendit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t e kĂ«tij vendi, qĂ« tĂ« kenĂ« meritokraci, garĂ« dhe konkurrencĂ« tĂ« ndershme, qĂ« nĂ« spitale tĂ« ketĂ« ilaçe dhe shĂ«rbime dinjitoze. Sot Ă«shtĂ« koha tĂ« ngrihemi pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre”, u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një epokë e re për të rinjtë e saj, ndërsa përsëriti thirrjen për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Sot Ă«shtĂ« koha tĂ« marrim fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« dalim nĂ« shesh. ShqipĂ«risĂ« duhet t’i hapet njĂ« epokĂ« e re pĂ«r tĂ« rinjtĂ« e saj”, deklaroi Lapaj nga protesta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Petro Koçi shpërthen ndaj Belinda Ballukut: Themeluesja e korrupsionit ushtroi zanatin në përvjetorin e PS!

0

Ish deputeti i PartisĂ« Socialiste, Petro Koçi ka reaguar njĂ« ditĂ« pas aktivitetet tĂ« zhvilluar nĂ« Fier me rastin e 35-vjetorit tĂ« themelimit tĂ« PS, duke sulmuar hapur Belinda Ballukun, tĂ« cilĂ«n e quan “themeluese tĂ« korrupsioni”.

Sipas Koçit, “zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake”.

NĂ« reagimin e tij nĂ« Facebook, Koçi shprehet se “korrupsioni nuk mund tĂ« fshihet pas festimeve apo ceremonive politike”, duke akuzuar drejtimin aktual pĂ«r sjellje pĂ«rçarĂ«se dhe mungesĂ« respekti ndaj figurave themeluese tĂ« partisĂ«.

Ish deputeti i PS shprehet ndĂ«r tĂ« tjera se Balluku “performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje”.

Nga Petro Koçi

  1. Bulevardi digjet, korrupsioni krihet.

Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS.

Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake.

Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS.

Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane.

Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje.

Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave.

Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes. Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes.

Nuk e çrrënjosin dot historinë e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit.

  1. Si u be PS Fier kryeqytet politik.

Viti 92 ka qene vendimtar ne procesin e shnderrimit te PS ne nje organizate te forte dhe moderne.

Sfida ka qene se pari intelektuale dhe morale.

PS u kthye shume shpejt shpirt dhe ndergjegje politike e shoqerise fierake. Ndertuam nje parti qe i sherbente qytetareve si modeli i i ndershmerise shembullore dhe i demokracise se plote institucionale. Ata gjeten te PS ate qe u mungonte ne marredhenien e tyre me shtetin dhe pushtetin e kohes.

Tezat politike kerkonin argumentim bindes dhe te sinqerte.

Ne rrafshin organizativ nisem nje proces thuajse unik ne disa elemente.

E para e ngritem partine me grupe nismetare ne cdo njesi, kryesisht me kuadro te rinj qe nuk nuk vinin nga PP.

70% e anetaresise ishte komplet e re dhe pa lidhje me PP.

E dyta ne ndertuam organizata ne baze profesioni ku kontributi intelektual gjeti terren permbushes te aspiratave te qindra specialisteve qe vinin nga fusha te ndryshme te sistemit profesional. Organizatat e Specialisteve te Naftes, te Arsimit, te Shendetesise, te Kultures, te Bujqesise, te Financave dhe Ekonomise, te Biznesit etj u kthyen ne terrenin politik te perpunimit te argumentit, ideve dhe alternatives qeverisese.

Ne kuptuam shpejt nevojen e ngritjes se kapacitetit dhe instrumentit koordinativ ne territor prandaj ndertuam te paret keshillin zonal dhe ja propozuam si detyrim statutor Kryesise se PSSH.

Dokumentat publike, promemoriet, kerkesat publike, konunikatat e PS Fier kishin format europian.

Keto kontribute e bene PS Fier organizaten me te mire ne rang vendi.

Te mos harrojme qe kjo veprimtari shtrihej ne cdo njesi jo vetem te Fierit te sotem, por edhe  te Mallakastres, Patosit dhe Roskovecit. Me pas Mallakastra u nda me vete.

  1. Homazh per kontribuesit e shuar.

Ja vetem disa prej tyre. Fieraket mund te plotesojne emra te tjere ne komentet perkatese. Nese nuk kane frike nga kontrolloret hskmarres te pelqimeve ne fb.

Nikollaq Koshovari

Gjergji Kerri

Luan Rustemi

Halit Kacanolli

Tashko Lako

Mimi Dema

Thoma Meço

Islam Lala

Naun Prifti

Fadil Cepele

Vasillaq Popi

Idriz Kabashi

Ylli Islami

Tomott Demiri

Toli Shabani

Xhoxhi Marku

Musa Makashi

Fatmir Xhindi

Marianthi Poro

Elida Jano

Qiriako Decka

Kristofor Leka

Sokrat Pitushi

Sokrat Plaku

XhevairTahiri

Kujtim Meta

Ilirian Iliazi

Todi Dano

Engjell Beshaj

Ilir Dano

Fatbardha Kapaj

Artan Ferati

Ahmet Ismaili

Leta Zoto

Ilir Behaj

Kujtim Amoniku

Perparim Nallbani

Nardi Sauli

Kristofor Sinani

Sefefin Tafa

Nikollaq Hysi

Skender Duraj

Xhevit Duraj

Arian Koçi

E shume e shume te tjere.

  1. Cfare duhet ndyshuar

Mendoj se duhet hequr dore nga perqendrimi i gjithe pushtetit ne duart e te deleguarve.

Te rritet pushteti i anetaresise ne vendimmarrjen politike.

Ne rang qarku te ngrihet me vendim Asambleje nje strukture kolegjiale qe diskuton dhe vendos per ceshtjet kryesore dhe zhvillimet politike ne nivel vendor.

Te zgjidhen ne krye te PS ne rang Bashkie njerez me personalitet dhe nepermjet nje procesi votimi.

Te ndalohet shoqerimi i te deleguarve me dhjetera drejtues administrate te dikastereve.

Sepse opinioni ngatërron patronazhistet me shoqëruesit e te deleguarve e kjo krijon keqkuptime dhe fyerje per te zgjedhurit e strukturave vendore.

Te lirohen nga pergjegjesia,e te deleguarit personat qe jane nen ndjekje penale.

Vetem nje trimeri duhet sot: te jesh i ndershem.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx