Ballina Blog Faqe 30

BE i dha dritën jeshile për miratimin e “IBAR”, Rama: Fitoi Shqipëria Europiane

0

Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të vulosë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një fitore për Shqipërinë Europiane, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë që sipas tij përhapën lajme negative për vendin në arenën ndërkombëtare.

Rama e cilësoi 26 majin si “një ditë krenarie për Shqipërinë”, duke theksuar se procesi i integrimit po hyn në një etapë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama

Thanë negociatat u bllokuan.
Thanë Shqipëria u ndëshkua.
Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi.

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik.

Forca Shqipëria!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debat mes Kokës dhe Manjanit: Opozita është shumë e dobët

0

Juristi Ylli Manjani dhe gazetari Bledian Koka të ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania kanë folur lidhur me opozitën teksa pati edhe një debat mes tyre. Manjani gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita është shumë e dobët dhe nuk arrin dot të fitojë zgjedhjet duke shtuar se edhe një person në kërkim bën më shumë vota se PD.

“Po përpiqem të them që narrativa me mundësinë politike nuk përputhen fare. Janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe kjo opozitë ka ardhur në degradim gjithmonë e më shumë, duke treguar se është më e paaftë dhe sesa një person që dyshohet për krimet, një person kërkim i cili bën më shumë vota se PD-ja.

Kjo është ajo që po përpiqem të them dhe ti nuk mund të quravësh që m’i mori votat ai. S’ke takat të marrësh vota, s’bën për atë punë. Fare thjeshtë. Nuk të ndihmon Europa ty, as IBAR-i, as Amerika, as SPAK, as njeri. Ti nuk mund të kërkosh largimin e kundërshtarit me të tjerë”, tha ai ndër të tjera.

Kjo deklaratë solli debat, teksa Koka u shpreh se opozita nuk është bandë kriminale dhe se refuzon mendimin që një parti politike të kthehet në një bandë kriminale për të fituar zgjedhjet. Sipas tij opozita është më e dobët se një bandë kriminale pasi ato janë aleate me partinë në pushtet.

“Ti po thua këtë gjë, që Partia Demokratike është më e dobët se një bandë kriminale, patjetër. Sepse banda kriminale është aleate me partinë në pushtet dhe është aleancë më e fortë se gjithë vokacioni i opozitës.

Bandat kriminale kur përfshihen në zgjedhje e diktojnë rezultatin, ka ndodhur në Meksikë, në Kolumbi se ne jemi vend homolog i këtyre vendeve. Nëse ti mendon ky është një vend normal dhe PD ka dështuar të jetë si PS, aleate me bandat kriminale, turp t’i vijë Partisë Demokratike që s’është kriminale”, tha ai nder të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

0

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i partisë, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka deklaruar se do ta shkatërronte Sali Berishën në garë, por frika prej saj, bëri që ta skualifikojnë. 

Sela tha se koha e të vjetërve ka mbaruar dhe se ajo ka ide të reja. 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: E keni dashur doktorin si figurë? Ma thuaj ndershmërisht. Ai do të rizgjidhet dhe do të jetë edhe pas vdekjes.

Mereme Sela: Ishalla e ka jetën e gjatë.

Ylli Rakipi: Edhe kur të shkojmë në jetën tjetër, ai do na dalë dhe në këtë parti do të na gjejë. Ti mund t’ja marrësh atje. Se në këtë botë harroje… Vështirë shumë. Se po i more PD-në i merr ditët që i kanë mbetur.

Mereme Sela: Unë po luftoj për ta marrë këtu.

Ylli Rakipi: Ti dukesh grua zonjë, e mençur në profesionin që ke. Gjithë këta doktorë të pasur që ka PD, me vila, me makina të shtrenjta, ju banoni në Fushë Kruje dhe bëni rrugën çdo ditë për Tiranë. Jeni më e varfra nga këta. Si ta marrësh ti tani partinë, në gjithë këta doktorë të pasur?

Mereme Sela: Po garantoj një gjë për opinionin publik, kolegët në QSUT, nëse do të ishte garë e ndershme dhe nëse do të isha unë dhe zoti Berisha, jam e sigurtë që do të fitoja numrin më të madh të votave dhe Berisha do të dilte me humbje katasrofike ndaj meje.

Ylli Rakipi: Pse e mund doktorin ti? Ç’ka ndodhur me gjithë këtë doktor?

Mereme Sela: Mendoj se e kam shprehur edhe nga selia, kam respekt për të si koleg dhe aty mbyllet çdo gjë. E ka mbyllur ciklin e karrierës, historisë, kisha menduar se do të isha kandidatja më potenciale aty, pa asnjë impakt negativ. Unë do ta kisha lënë si lider historik. Unë hyra për të kandiduar dhe për ta drejtuar unë PD-në.

Ylli Rakipi: Ju mendoni se doktori i ka humbur votat?

Mereme Sela: Do ta shohim, sepse pretendojnë se po bëjnë referendum. Por është i paligjshëm. Gjykata do të vendosë sipas standarteve. Njerëzve u ka shkuar aty ku nuk mban. Duke ndejt Berisha me atë opozitë… Problematika ka edhe Amerika, edhe bota Europiane, por problematikat janë për shkak të opozitës.

Ylli Rakipi: Pra një guxim shumë i madh. Tani po shpjegoni dhe jam i bindur se ju e njihni PD-në. Pse e shtrëngon kaq fortë doktori PD-në? Se ti thua humb, po kështu thotë edhe Salianji. Pse i duhet këtij njeriu partia?

Mereme Sela: Mendoj se ka hallet e veta. Kisha një thirrje për Parlamentin, të miratojë një ligj, është e ulët që dëgjojmë, merren me familjarët, motrat, fëmijët, ata të flasin vetëm për deputetët aty. Ata hapin libra, krijojnë impakt, ndikojnë në gjendjen shëndetësore të fëmijëve, grave, burrave. Është e shëmtuar.

Ylli Rakipi: Po dokumentat ku i dorëzuat?

Mereme Sela: Në recepsion, aty gjeta edhe gazetarët. Pyeta për anëtarët e KKO. Nuk janë më thanë. I thashë kam ardhur të dorëzoj dosjen, por thanë hajde nesër. Lashë dosjen, u bëra edhe foto, u mora emrat se thashë kushedi…

Ylli Rakipi: Me Flamurin nuk kontaktuat?

Mereme Sela: Jo fare, e njoh, një mirëmëngjes, mirëmbrëma. 24 orë isha ok, pastaj… Mendoj se skualifikimi ishte arbitrar.

Ylli Rakipi: Flamuri tha, perveç zonjës Sela nuk pranohet njeri tjetër. A je këtu në foto me Flamurin?

Mereme Sela: Jo jo është montim.

Ylli Rakipi: Aaaaa është më inteligjencë artificiale.

Mereme Sela: Mendoj se frika ime i ka trembur dhe më kanë skualifikuar. Unë kam ide të reja, të vjetërit kanë mbaruar punë. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U akuzuan për shpifje/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Berishën, Nokën, Boçin dhe Palokën

0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshëm Sali Berishën, deputetët Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi në çështjen penale të “Shpifjes”, të ngritur nga ish-avokatja dhe hetuesja Valentinas Teodoresku.

Kjo çështje lidhet me kalimin e Teodoreskut nga marrëdhënia avokat-klient me Berishën në palën kundërshtare, një ndryshim që ndodhi pak ditë pas seancës së tetorit.

Emri i saj ishte përmendur në media dhe rrjete sociale si ish-hetuese e diktaturës, gjë që ngriti debate rreth motiveve të saj në padi.

Në kërkesën e ngritur më 26.06.2025, Teodoresku kishte akuzuar Berishën, deputetët Noka, Paloka dhe Boçi, si dhe disa media, gazetarë dhe avokatin Genci Gjokutaj, për shpifje të kryer botërisht.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të mbeten siç janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk

0

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur sot në GJKKO ku ka dëshmuar në gjyqin për pasuritë e të birit.

Në dëshminë e tij babai i Ervis Martinajt tha se djali i tij merrej me pika llotosh me licencë dhe se kishte të shlyer çdo detyrim të bizneseve të tij. Për banesën të cilën Ervis Martinaj i kishte falur Elio Hatos, ai shprehu se i biri e bëri në shenjë respekti sepse ky i fundit i kishte shpëtuar jetën.

Më tej ai shpjegoi se Ervisi në vitin 2018 iku nga Tirana dhe shkoi të jetonte me të në Laç, ku sipas tij qëndroi deri ditën kur u zhduk, më datën 9 gusht 2022. Martinaj tha gjithashtu se pas zhdukjes së të birit policia i ka shkuar 23 herë në shtëpi.

Pjesë nga dëshmia e Mustafa Martinajt:

Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë se mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati union e kam patur unë, është llogari transfertash, lotari fati unë personalisht skam patur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vëlla kanë patur prokurë për të kryer veprime me mati union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij. Jemi përballur tek ansambli çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë… A.  Kaçorri është nipi im, Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14 vjeçar (e pyeti prokurorja çfarë marrëdhëniesh ka Ervisi me nipin). A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje fjala bie 1000 € se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë tek pastrimi i parave. Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe është vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato, djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjell shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.

Në 2018, ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022. Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë, pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, në dijeninë time asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja “Veliaj”, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka paraqitet në SPAK!

0

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo është shfaqur para institucionit të akuzës, ndërsa është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Pak kohë më parë Bushka i ka kërkuar GJKKO-së që të ndajë dosjen e saj duke e mëvetësuar nga të tjerët për shkak se nuk është më deputete e parlamentit apo zyrtare e lartë dhe nuk përfshihet në ligjet e Kodit Penal për hetim nga Prokuroria e Posçme dhe delegimin drejt Prokurorisë së Tiranës.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK ka marrë në hetim vitin e kaluar (2025) edhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka.

Për veprime që thotë se kanë penguar hetimin për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK. Klotilda Bushka ka marrë kontakte me Ina Goxhaj ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK.

Ajo e ka thirrur zonjën Goxhaj në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka urdhëruar të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës, Celibashi: Jam në konflikt interesi

0

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk ka shpallur një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit si kryebashkiak i Kuçovës. Celibashi ka deklaruar se ndodhet në konflikt interesi, ndaj tërhiqet nga vendimmarrja duke krijuar një paqartësi me këtë qëndrim.

“E konsideroj veten në konflikt interesi ndaj tërhiqem nga kjo çështje”, citohet të ketë thënë Celibashi.

Ndërkohë Arben Llangozi përfaqësuesi i ish-kandidatit për kryebashkiak të Kuçovës, Lefter Maliqi, tha se Celibashi duhet të përjashtohet sepse sipas tij, ai ka mbajtur një qëndrim një herë për këtë çështje.

 “Ne nuk mund të presim një vendim tjetër nga i njëjti person”, citohet të ketë thënë ai.

Kreshnik Hajdari prej dy vitesh mban funksionin e Kryebashkiakut të Kuçovës, edhe pse rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në korrik 2024 nga GJKKO, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Më 23 qershor të vitit 1999, Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Atëherë, ai ishte 17 vjeç dhe si i mitur iu vendos masa e riedukimit, por këtë dënim nga Gjykata e Janinës, nuk e kishte deklaruar.

Më 14 maj Maliqi i kërkoi KQZ-së që të shkarkojë kryebashkiakun aktual Kreshnik Hajdari. Në një prononcim për mediat Maliqi paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Kolegj Zgjedhor e deri në Prokurorinë e Posaçme me kallëzime të reja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS dhe PD arrijnë marrëveshjen për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Çfarë tërhoqi PS:

U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare.

Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë kushtetuese, duke hequr propozimin për të raportuar vetëm në Komisionin Xhafaj.

U pranua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës.

Çfarë u pranua nga PD:

Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucioneve përgjigje brenda 5 ditëve dhe mund të kërkojë masa disiplinore deri në shkarkim në rast mosreagimi.

Kryetarët e komisioneve janë të detyruar të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare.

Seanca plenare mund të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar.

Masat disiplinore pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kandidati i Trump për ambasador konfirmon prioritetet e reja të SHBA ndaj Shqipërisë

0

Për këdo që nuk ishte bindur se qasja amerikane kundrejt Shqipërisë ka ndryshuar dhe se ajo është tani më praktike se formale, fjala hapëse e të nominuarit për ambasador amerikan në Shqipëri, Eric Uendt, shuan çdo dyshim.

Kandidati i Presidentit Donald Trump për postin e ambasadorit në Tiranë dha që në fjalën e parë para Senatit Amerikan një mesazh të drejtpërdrejtë për atë që Uashingtoni e sheh si përparësi në Shqipëri: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. 

“Do të eksplorojmë mënyra për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës që lidhet me kartelet latine, për të ndihmuar që Shqipëria dhe SHBA të jenë më të sigurta”, deklaroi ai.

Kandidati për ambasador u ndal veçanërisht te bashkëpunimi me ushtrinë shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe në Afganistan, duke vlerësuar trupat shqiptare dhe duke treguar se njeh, të paktën, heroin tonë kombëtar.

“Gjatë drejtimit të forcave të NATO-s, trupat shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren. Në Afganistan kam shërbyer me trupa shqiptarë. Trupat shqiptare kanë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skënderbeut dhe njerëzit shqiptarë janë mikpritës dhe punëtorë”, u shpreh Uendt.

Ish-ushtaraku shprehu falenderime për nominimin nga Presidenti Trump për këtë pozicion, teksa kujtoi se ka shërbyer edhe në njësinë legjendare elitare të forcave speciale amerikane, Green Beret. 

“Jam i nderuar nga besimi i Presidentit Trump për këtë pozicion. Për më shumë se 34 vite kam shërbyer SHBA-ve si ushtar. Kam kaluar vite në këmbësori dhe si ‘Beretë e Gjelbër’”, deklaroi ai.

Uendt bëri me dije se ka shërbyer edhe si pjesë e ambasadës amerikane në Jerusalem, duke raportuar pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një mesazh që po përsëritet nga Uashingtoni 

Mesazhi i Eric Uendt nuk vjen nga hiçi. Ai futet në të njëjtën vijë paralajmërimesh që administrata Trump ka ndërtuar prej muajsh ndaj Shqipërisë dhe i ka sinjalizuar ato haptazi.

Edhe në urimin e Presidentit Donald Trump për 28 Nëntorin, në vend të formulave të zakonshme ceremoniale, u theksua si prioritet “përballja me organizatat kriminale ndërkombëtare”, krahas stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit ekonomik.

Urimi i Trump për Festën e Flamurit: 

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkroi Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit Begaj më 28 nëntor.

Në të njëjtën ditë, edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio dha një mesazh edhe më të drejtpërdrejtë, kur foli për partneritetin me forcat ligjzbatuese shqiptare përballë “grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to”. Ishte një gjuhë e pazakontë për një urim feste kombëtare dhe një sinjal i qartë se Uashingtoni po e sheh Shqipërinë gjithnjë e më shumë përmes prizmit të sigurisë.

Në të njëjtën frymë kanë qenë edhe mesazhet e të ngarkuarës me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila ka përsëritur vazhdimisht se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës mbetet një prioritet kyç i marrëdhënies mes dy vendeve.

Prandaj në këtë kontekst të ri, fjala e parë e Eric Uendt sot në Senatin Amerikan nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon se linja amerikane ndaj Shqipërisë është tashmë ndryshe. Nëse më parë nga ambasada në Tiranë apo nga përtej oqeanit vinin komente për lloj-lloj aktualiteti politik në Shqipëri, tani sinjali që vjen nga Uashingtoni është më i prerë. Partneriteti me Shqipërinë do të matet gjithnjë e më shumë me rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. ©LAPSI.AL 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Çfarë do t’i thuash Ramës kur ta takosh përballë?”, Meta rrëfim nga burgu

0

Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku ka folur për raportin me kryeministrin Edi Rama dhe për situatën politike në vend.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Ramës nëse do ta takonte përballë, Meta u shpreh se nuk shmanget nga askush dhe se ndihet “ballëhapur” përpara qytetarëve.

Unë dal përballë cilitdo dhe as nuk e ndërroj rrugën, as nuk i ul sytë. Përpara shqiptarëve do të jem gjithmonë ballëhapur sepse kam mbrojtur interesin kombëtar dhe demokracia për mua është interes kombëtar. Koha do tregojë se kush ka llogari për të larë me këtë popull”, tha Meta.

Ai komentoi edhe marrëdhënien e tij me Ramën ndër vite, duke thënë se e ka njohur atë që kur ishte ministër dhe më pas kryeministër në koalicion.

Unë e njoh z. Rama. Rama ka qenë shumë i urtë kur ka qenë ministër, kur ka qenë vartës, madje edhe kur ka qenë kryeministër në koalicion. Ai vinte çdo ditë në orën 10:00 te Parlamenti. Derisa korruptoi Lulin dhe i mori të gjitha pushtetet, duke nxjerrë fytyrën e vërtetë”, deklaroi Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx