Ish deputeti Ervin Salianji duke folur per gazetaret ne ambientet e Partise Demokratike pasi gjykata e Fierit vendosi te ndryshoje masen e sigurise ne "liri me kusht". Salianji ka vuajtur 9 muaj e gjysme nga denimi njevjeçar per kallezim te rreme./r/n/r/nFormer MP Ervin Salianji speaking to journalists at the Democratic Party premises after the Fier court decided to change his security measure to "conditional release". Salianji has served 9 and a half months of a one-year sentence for false reporting.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për lëvizjen e nisur prej tij në takime me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së.
I pyetur nga gazetarët në studio se çfarë ka konstatuar në takimet me demokratët, Salianji tha se ata janë gënjyer dhe u janë treguar përralla për 13 vite, duke u thënë çdo javë: “Hajdeni në protestë se do të rrëzojmë Ramën”.
Pjesë nga biseda:
Çifligu: Meqenëse zoti Salianji ka disa muaj që ka nisur takimet me anëtarësinë, unë nuk kam kuptuar cili është qëllimi? E ke nisur me disa fjalime parimore, jo të forta, jo goditëse. Qëllimi është të ringremë PD-në. I vetmi moment kur kulmoi ishte përplasja e hapur me Nokën; dje apo pardje fole për zotin Berisha. Çfarë po synon të arrish? Çfarë besimi kërkon të arrish te demokratët, te elektorati gri?
Salianji: Unë dua ta bëj PD-në fituese. Kam nisur duke dëgjuar shqetësimin e mijëra demokratëve, të cilët mendojnë se me këtë rrugë nuk fitojmë dot.
Çifligu: Kush ua kërkoi? Kush jeni ju?
Salianji: Jam anëtar i Kryesisë së PD-së, kam mbajtur kosto dhe jam një prej figurave në PD që kam parë si fitohet. Kam fituar në 2021 në Korçë, kam fituar edhe në Kavajë. Në Korçë ka qenë rezultati më i mirë në vitin 2017. Lista e përfaqësuesve ka humbur rëndë në zgjedhje. Kam parë që PD ka qenë në gjumë letargjik. Të gjitha shqetësimet i kam thënë në mbledhje të Kryesisë. Pasi dola nga izolimi kam qenë në Kryesinë e PD-së dhe kam thënë: meqenëse janë vjedhur zgjedhjet, të dalim në rrugë. Opozita e ka detyrim të protestojë si formë reagimi në shtator; nuk dolën në protestë. Vetëm pasi unë nisa lëvizjet, PD doli në terren dhe filloi konkurrencën.
Çifligu: Çfarë ke konstatuar në takime?
Salianji: Të gjitha ato që kam thënë: ka demotivim te demokratët. Kanë 13 vite që dëgjojnë të njëjtat përralla. Nuk mund t’u thuhet javë për javë: “Hajde se do të rrëzojmë Edi Ramën”. Po ashtu, në PD nuk ka meritokraci.
Borakaj: Si bëtë ju karrierë në PD?
Salianji: Unë jam bashkuar në opozitë me PD-në në 2013, kam bërë fushatë 5 vjet dhe më pas kam ardhur si propozim i demokratëve në Korçë.
Pas reshjeve intensive që përfshinë qytetin në orët e para të mëngjesit, rrugët në Durrës u mbushën sërish me ujë, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet.
Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi, veçanërishtnë kryqëzimet e rrugëve dhe disa kanë veshur çizmet. Pusetat, një pjesë të bllokuara, nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e reshjeve brenda një kohe të shkurtër.
Reshjet e dendura rikthejnë sërish problematikën e infrastrukturës së kullimit në qytetin bregdetar, e cila sa herë që intensiteti i shiut rritet, nxjerr në pah problemet e saj. Me pushimin e shiut pritet normalizimi i situatës.
Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, sot 20 shkurt në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se bazuar në çfarë ndodhi në protestën e kaluar dhe informacioneve se edhe sot mund të ketë veprime të dhunshme, i kanë kthyer përgjigje PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit.
“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, njoftoi policia.
Por pavarësisht kësaj, policia ka marrë masa.
Nga ora 15:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
“Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër”, njoftoi policia.
Kujtojmë se në protestën e kaluar në drejtim të Kryeministrisë dhe parlamentit u hodhën fishekzjarre dhe bomba molotov duke lënë të dëmtuar nga radhët e efektivëve. Ndërkohë policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. I lënduar mbeti edhe deputeti Bledion Nallbati.
Shefi i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ishte i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku u diskutua për pjesëmarrjen e Edi Ramës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes dhe retorikës që kishte ngritur opozita, se Rama do të merrej me helikopter nga amerikanët si Maduro.
Ylli Rakipi i tha Lelës se opozita sot gjendet në “ditë të zezë” për shkak të retorikës që kishte ngritur PD dhe se “Rama u mori Trump-in”, ndërkohë që Lela tha se “Rama ka marrë Noc Rrokun”.
Biseda në studio:
Rakipi: Zoti Lela, erdhi dita që Edi Rama të shtrëngonte duart me Donald Trumpin. Nuk la gjë pa bërë dhe dorëzuar, dhe arriti t’ju marrë edhe Trumpin… Ditë e zezë duket për ju.
Lela: Trumpin nuk e ka marrë, noc rrokun ka marrë. A ka ndryshuar gjë në qasjen e administratën amerikane, për lufën kundër trafikut të drogës? Jo nuk ka ndryshuar.
Rakipi: këtu vjen vajza e Trump me biznesmenë dhe vrapojnë për ishullin. Pret Trump Ramën…
Lela: A tu dhimbs pak Rama sot? Është kryeministrë që tha Trump turpi i qytetërimit. Doli dhe me Aliyev dhe me Macron, bëri atë shakanë që bëri. Tani, ky zotëri, që bën këto, e patë që ishte në pozita servilosje?
Rakipi: Dakord por e pret.
Lela: Më lër të shoh edhe pak ngjyra. A ishte i barabartë mes të barabartëve, apo në rolin e dikujt që i servilosetj.
Rakipi: Të gjithë këtë punë po bënin aty.
Lela: Mizën nën kësulë vetëm ky e kishte.
Rakipi: Aty pjesa dërrmuese ishin diktatorë, ata kishin gjarprin jo mizën nën kësulë.
Lela: Epo ata nuk duan të jenë në BE.
Rakipi: Ky a ua mori Trumpin? Se thatë do të arrestohet. Ju vishni rrobat e Maduron çdo të hënë. Ja ku e ke.
Lela: Epo simbolikë është. Edhe ti e ke me simbolikë emisionin. Dhe na thua ne pse bëni simbolika.
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se ata që dalin në protestë, qeveria i kërcënon “me vendin e punës së të afërmve, me legalizimin e shtëpisë dhe me biznesin”.
“Qytetarët këtu nuk votojnë të lirë. Këtë e thotë raporti i OSBE/ODIHR, këta e tha edhe delegacioni i BE që monitoroi zgjedhjet. Nuk mundet kurrë të votosh pro një qeverie, kur me statistika zyrtare je në të pestin vit radhazi që bie prodhimi bujqësor, në të tretin vit radhazi që bie prodhimi industrial, në të dytin vit radhazi që bien eksportet… Si mundet që këta njerëz që humbin të ardhura dhe vende pune, të votojnë qeverinë? Nuk e votojnë! Kjo është çështje e mbyllur dhe ne prandaj kërkojmë zgjedhje të lira. Ne kërkojmë të bëhet ajo që u bë në Maqedoni dhe të shohim a e votojnë Edi Ramën, kur të mos ketë frenat e pushtetit”, tha Bumçi.
Kur u pyet pse nuk ngrihet opozita kur situata është e tillë, Bumçi u përgjigj: “Sa popullsi ka sot Shqipëria? Ka më pak se 2 milionë banorë dhe në një vend ku kërcënohesh me vendin e punës së të afërmve, me legalizimin e shtëpisë, me biznesin po dole kundër qeverisë… Shqipëria është sot më pak se 2 milionë banorë, ne nuk kemi as bashki të mëdha dhe asgjë, pasi u mor sigla dhe u garua pa fonde”.
Nga “The Guardian”/ Një grup udhëheqësish botërorë, kryesisht shtypës dhe autoritarë, dhe të dërguarit e tyre fluturuan për në Uashington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes të sapokrijuar nga Donald Trump.
Organi u krijua për të zbatuar vizionin e tij për të ardhmen e Gazës pasi ajo u shkatërrua nga Izraeli, por Trump e ka zgjeruar fushëveprimin e tij, duke e quajtur atë “organin ndërkombëtar më të rëndësishëm në histori”.
Fuqitë globale, përfshirë aleatët tradicionalë të Uashingtonit, kanë frikë se organi i udhëhequr nga SHBA-të është një përpjekje për të anashkaluar Kombet e Bashkuara, më demokratike dhe për ta zëvendësuar atë me një klub anëtarësh që paguajnë një tarifë, i cili drejtohet sipas tekave të një njeriu të vetëm.
Si një zgjidhje alternative, disa qeveri, përfshirë Italinë dhe Greqinë, dërguan vëzhgues. Ajo që është e qartë është se shumë nga vendet anëtare themeluese drejtohen si regjime ushtarake ose diktatura, ndërsa të tjera u bashkuan për të qetësuar Trumpin. Ja një listë e disa pjesëmarrësve të konfirmuar dhe ku renditen vendet e tyre në një renditje vjetore mbi të drejtat politike dhe liritë civile, të përpiluar nga organi mbikëqyrës i demokracisë Freedom House .
Lindja e Mesme Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (18/100) ‘Jo i Lirë’
Mostafa Madbouly.
Raporti i fundit i Freedom House paraqet një imazh negativ të situatës së të drejtave në Egjipt, duke raportuar një mjedis me liri civile dhe liri shtypi të kufizuara rreptësisht. “Forcat e sigurisë përfshihen në abuzime me të drejtat e njeriut pa u ndëshkuar”, thotë raporti. Raportohet se Presidenti Abdel Fattah al-Sisi e ka drejtuar Egjiptin “në një mënyrë gjithnjë e më autoritare” që nga marrja e pushtetit në një grusht shteti në vitin 2013. “Opozita politike kuptimplote është praktikisht inekzistente, pasi shprehjet e mospajtimit mund të sjellin ndjekje penale dhe burgim”, shton raporti.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (33/100) ‘Jo i Lirë’
Hakan Fidan.
Kur njoftoi krijimin e bordit në janar, Trump zbuloi gjithashtu planet për të krijuar një Bord Ekzekutiv për Gazën që do të vepronte nën këtë organ, i cili do të përfshinte ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan.
Ai i raporton presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili, sipas Freedom House , e ka konsoliduar pushtetin “përmes ndryshimeve kushtetuese dhe burgosjes së kundërshtarëve politikë, gazetarëve të pavarur dhe anëtarëve të shoqërisë civile”.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: Izraeli (73/100) ‘I Lirë’, Bregu Perëndimor (22/100) ‘Jo i Lirë’, Gaza (2/100) ‘Jo i Lirë’
Gideon Sa’ar.
Gideon Sa’ar do të përfaqësojë Izraelin në emër të kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Freedom House e ndan Izraelin dhe territoret palestineze që ai pushton në kategori të veçanta (grupe të tjera të të drejtave të njeriut e akuzojnë Izraelin për drejtimin e një sistemi aparteidi).
Teksa izraelitët gëzojnë një “demokraci parlamentare me një sistem shumëpartiak dhe institucione të pavarura”, raporti i Freedom House paraqet një situatë të tmerrshme për palestinezët nën pushtimin izraelit. Në Gaza, indeksi thotë se ushtria izraelite “ka ndjekur vazhdimisht një strategji” që rezultoi në “zhvendosje masive dhe humbje jetësh”. Në Bregun Perëndimor, thuhet se pushtimi izraelit përfshin “kufizime mbi të drejtat politike dhe liritë civile të palestinezëve, si dhe zgjerimin e vendbanimeve hebraike”.
Azi
Kryeministri i Kamboxhias Hun Manet Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (23/100) ‘Jo i Lirë’
Hun Manet.
Sistemi politik i Kamboxhias është dominuar nga Partia Popullore Kamboxhiane (CPP) dhe udhëheqësi i saj, Hun Sen, për më shumë se tre dekada, thotë Freedom House. Teksa Hun Sen dha dorëheqjen në vitin 2023, ai e bëri këtë vetëm pasi lehtësoi “një transferim jodemokratik të pushtetit te djali i tij, Hun Manet”.
Qeveria e udhëhequr nga Partia Komuniste e Kinës përdor kërcënime, ndjekje penale të motivuara politikisht dhe dhunë për të ushtruar presion mbi opozitën, median e pavarur dhe shoqërinë civile, thotë Freedom House.
Presidenti indonezian Prabowo Subianto Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (56/100) ‘Pjesërisht i Lirë’
Prabowo Subianto
Indonezia ka qenë një anëtare kyçe e Bordit të Paqes dhe ka ofruar deri në 8,000 trupa për t’u vendosur në Gaza si pjesë e një misioni humanitar.
Indeksi i Lirisë në Botë tha se Indonezia kishte bërë “përparime mbresëlënëse demokratike që nga rënia e një regjimi autoritar në vitin 1998”, por shtoi se vazhdonin sfida të rëndësishme, “duke përfshirë korrupsionin sistemik, diskriminimin dhe dhunën kundër grupeve minoritare… dhe përdorimin e politizuar të ligjeve për shpifje dhe blasfemi”.
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (23/100) ‘Jo i Lirë’
Kassym-Jomart Tokayev.
Freedom House ofron një vlerësim të drejtpërdrejtë të kombit të Azisë Qendrore. “Në Kazakistan, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nuk janë as të lira dhe as të drejta”, thotë ajo. “Media mbizotëruese janë ose në duart e shtetit ose në pronësi të biznesmenëve miqësorë me qeverinë. Liritë e fjalës dhe të tubimit mbeten të kufizuara dhe të ndëshkuara, dhe korrupsioni është endemik.”
Kassym-Jomart Tokayev, i cili u zgjodh për president nga ish-diktatori Nursultan Nazarbayev, do të udhëtojë për në Uashington për takimin e Bordit të Paqes dhe gjithashtu do ta përdorë udhëtimin për të “takuar drejtuesit e kompanive kryesore amerikane”, tha zyra e tij .
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (32/100) ‘Pjesërisht i Lirë’
Shehbaz Sharif.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Tahir Andrabi, u tha gazetarëve në Islamabad se vendi i ishte bashkuar Bordit të Paqes “me mirëbesim”.
Pakistani mban zgjedhje të rregullta nën një sistem konkurrues shumëpartiak, thotë Freedom House . “Megjithatë, ushtria ushtron ndikim të madh mbi formimin dhe politikat e qeverisë, frikëson median dhe gëzon pandëshkueshmëri për përdorim të paligjshëm ose pa dallim të forcës.”
Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (12/100) ‘Jo i Lirë’
Shavkat Mirziyoyev.
Pavarësisht disa reformave nën drejtimin e Shavkat Mirziyoyev, Freedom House thotë se “Uzbekistani mbetet një shtet autoritar me pak shenja demokratizimi. Asnjë parti opozitare nuk vepron ligjërisht”. Presidenti është një anëtar themelues i Bordit të Paqes.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Vietnameze Tô Lâm Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (20/100) ‘Jo i Lirë’
Tô Lâm.
Vietnami është një shtet njëpartiak. Vitin e kaluar, botimi i shtypur i revistës Economist, i cili paraqiste Tô Lâm në kopertinën e tij, u ndalua në vend, si pjesë e një serie të gjatë aktesh të censurës së medias nga autoritetet.
“Liria e shprehjes, liria fetare dhe aktivizmi i shoqërisë civile janë të kufizuara rreptësisht”, thotë Freedom House. “Autoritetet kanë marrë masa gjithnjë e më të ashpra ndaj përdorimit të mediave sociale dhe internetit nga qytetarët për të shprehur mospajtim dhe për të ndarë informacione të pacensuruara.”
Evropë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (68/100) ‘Pjesërisht i Lirë’
Edi Rama.
Shqipëria, e cila drejtohet nga artisti dhe politikani socialist Edi Rama, është një anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Rama tha këtë javë se nuk do të bëhet anëtare e përhershme, gjë që vjen me një çmim prej 1 miliard dollarësh.
Vendi evropian konsiderohet “pjesërisht i lirë” nga Freedom House, e cila thotë se Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese. “Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha, megjithëse qeveria po punon për të adresuar korrupsionin në gjyqësor.”
Kryeministri hungarez Viktor Orbán Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (65/100) ‘Pjesërisht i Lirë’
Viktor Orbán.
Nacionalisti i krahut të djathtë Viktor Orbán është një nga aleatët më të ngushtë të Trump në BE dhe shihet si hero nga shumë mbështetës të Maga për armiqësinë e tij ndaj migracionit. Ai ka bërë disa vizita në vendpushimin Mar-a-Lago të Trump në Florida.
Freedom House akuzon qeverinë e Orbán për shtyrjen përpara të “politikave anti-migrante dhe anti-LGBT+, si dhe ligjeve që pengojnë veprimtarinë e grupeve të opozitës, gazetarëve, universiteteve dhe organizatave joqeveritare”.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (60/100) ‘Pjesërisht i Lirë’
Vjosa Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani është e vetmja grua që ishte anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Trump.
Freedom House thotë se vendi i vogël me 1.5 milionë banorë në Evropën Juglindore është pjesërisht i lirë, duke mbajtur ato që i quajti “zgjedhje të besueshme dhe relativisht të administruara mirë”. “Shumë institucione publike janë të dëmtuara nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëviz për t’u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative”, shton raporti.
Amerika e Jugut Presidenti i Argjentinës Javier Milei Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (85/100) ‘I Lirë’
Javier Milei.
Argjentina merr një rezultat të lartë në indeks, me Freedom House që feston “demokracinë e saj përfaqësuese të gjallë me zgjedhje konkurruese, sektorë të gjallë të medias dhe shoqërisë civile, si dhe debat publik të pakufizuar”.
Marjo Përlleshaj autori i vrasjës së Martin Canit nuk është pajtuar me vendimin e shkallës së që e dënoi me 16 vite burg pasi së fundmi ai e ka ankimuar këtë vendim në apel.
Burimet bejnë me dije se avokati i mbrojtes së Përlleshajt argumenten se ndaj Marios nuk mund të rëndojë akuza e vrasjës në rrethana cilësuese veper penale që shkalla e parë e dënoi.
Në argumetat e paraqitura në apel ai prentendon se krimi ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe tronditjes së fortë psiqike.
Këto argumente mbrojtja i ka paraqitur edhe në shkallën e parë por që nuk u morën parasysh nga shkalla e parë. Me datën 9 dhejtor të vitit të shkuar Marjo Përlleshaj u dënua me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku të miturit u konfliktuan mes tyre ku sherri degradoi në përdorimin e thikës.
Si pasojë e sulmit, Martin Cani mbeti i vrarë, ndërsa shoku i tij Luis Mecaj u plagos dhe u transportua për ndihmë mjekësore.
Pas hetimeve, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë ndaj të miturit, duke kërkuar një dënim maksimal, por gjykata vendosi një masë më të ulët se kërkesa e organit të akuzës.
Gazetari Armir Shkurti, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, deklaroi se në protestën e opozitës duhet të rrethohen institucionet, por që në orën 7 të mëngjesit dhe jo në 6 të pasdites, të premten.
“Protestë e dhunshme, por pa dajak. Duhet të rrethohen institucionet, por jo në orën 6 pasdite të premten. Në orën 7 të mëngjesit dhe kur të vijë administrata, i thuhet: “Nuk do të hyni të punoni te hajdutët”. Pra, i bën presion administratës, pa i prekur me dorë. Rrethohet institucioni, bllokohet rruga, por nuk ka ardhur koha”, tha Shkurti.
Shkurti shtoi se “protesta duhet konsistente” dhe “është detyrë e opozitës që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar, pasi duhet që ndërkombëtarët të kuptojnë që opozita e ka seriozisht”.
“Të gjithë sensibilizimet e ndërkombëtarëve i ka ngritur opozita, por unë po them pse nuk janë bërë më shumë”, theksoi më tej gazetari Armir Shkurti.
Parlamenti Europian publikoi këtë të enjte draft-raportin e tij vjetor për Shqipërinë, duke analizuar progresin dhe sfidat në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe antikorrupsionit. Raporti evidenton avancimet e bëra, por gjithashtu nxjerr në pah mangësitë që kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare.
1. Reforma në drejtësi dhe vettingu
Raporti vlerëson se zbatimi i reformës në drejtësi, përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor. Sidoqoftë, eurodeputetët theksojnë se mbeten sfida të rëndësishme:
Efikasiteti i gjyqësorit mbetet i ulët.
Gjykatat përballen me mbingarkesë çështjesh, duke vonuar vendimet.
Ka nevojë për stabilitet më të madh në jurisprudencë dhe përpjekje për të kufizuar ndikimin e jashtëm mbi vendimet gjyqësore.
2. Forcimi i organeve të qeverisjes gjyqësore
Raporti bën thirrje për një forcim të mëtejshëm të organeve të qeverisjes gjyqësore, duke vënë theksin tek:
Pavarësia dhe transparenca e tyre.
Kapaciteti profesional i anëtarëve të organeve.
Investime të qëndrueshme në infrastrukturën e gjykatave dhe në procesin e dixhitalizimit, që mund të përmirësojë menaxhimin e çështjeve dhe aksesin e qytetarëve në drejtësi.
3. Lufta kundër korrupsionit
Korrupsioni vazhdon të përbëjë një sfidë serioze për Shqipërinë, sipas raportit. Megjithëse ka përparim në kuadrin ligjor dhe institucional, Parlamentit Europian i shqetëson:
Nevoja për të konsoliduar historikun e hetimeve dhe ndjekjeve penale, veçanërisht për korrupsionin e nivelit të lartë.
Korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet e qeverisjes për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet dhe për të siguruar një mjedis biznesi të parashikueshëm.
4. Lufta kundër krimit të organizuar
Raporti thekson rëndësinë e luftës efektive kundër krimit të organizuar, duke përfshirë:
Rrjetet e pastrimit të parave.
Trafikimin e drogës dhe veprimet kriminale ndërkombëtare.
Eurodeputetët bëjnë thirrje për bashkëpunim të intensifikuar me agjencitë e BE-së, si Europol dhe Eurojust, për të përmirësuar efektivitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në këto fusha.
Raporti i Parlamentit Europian e sheh Shqipërinë në një fazë progresi të ndërmjetëm, duke njohur përparimet në reformën e drejtësisë dhe kuadrin antikorrupsion, por nënvizon se sfidat mbeten të mëdha, veçanërisht në zbatimin efektiv të ligjit, efikasitetin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.