Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën “Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ në lidhje me vlerësimin e pasurisë, shqyrtoi parashtrimet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i subjektit si dhe dëgjoi atë në seancë, cmon se bazuar në nenin 4 pika 2 të ligjit 84, 2016 rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë janë të mjaftueshme për rivlerësimin përfundimtar të subjektit, zotit Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faska kryesuese, Firdes Shuli, relatore, Roland Ilia anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra Besim Trezhnjeva, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës”. Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë: Do të ankimojmë. “Duhej një hetim i thelluar” Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrësit ishte një nga kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, ishtë gjyqtari i dytë i shkarkuar pas gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Ndërsa gjyqtarja Vitore Tusha kaloi me sukses këtë proces.
LLalla në dorë të Ina Ramës, gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Ish kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të jetë një nga pesë gjyqtarët që do të shqyrtojë në Kolegjin e Posacëm të Apelimit vendimin për ndërprejen e vettingut për ish pasardhësin e saj Adriatik Llalla. Një javë pasi ka hedhur shortin kolegji ka vendosur këtë të premte të beje publike edhe pesë anëtarët e trupës gjyqësore. Relator i çështjes do të jete gjyqtari Luan Daci ndërsa kolegji do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Çomo. Ina Rama Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari do te jenë anëtarë të trupës. Pak muaj më parë KPK vendosi ndërprerjen e vetingut për ish kryprokurorin pas kërkesës së tij për tu larguar nga sistemi. Por ky vendim i marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili nuk ka qënë dakort me vendimin e marrë. Ndërkohë pritet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të caktojë datën kur do të nisë shqyrtimi i çështjes ku komisioneri publik të paraqesë edhe pretendimet e tij se përse nuk është dakort me ndërprerjen e vettingut për ish kryeprokurorin. Por Adriatik Llalla ka edhe një tjetër procedim të hapur. Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar” për ish kryprokurorin.
Hetim policisë për protestën; SHÇBA verifikon sjelljen në “Rrugën e Kombit”
Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në sitë. Pak para se të raportonte në Kuvend, drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave la të kuptohet se po verifikohen procedurat standarde të ndjekura ditën e tubimit, ku të lënduar mbetën 12 efektivë dhe dhjetra protestues. “Ne kemi nisur një inspektim në bazë të detyrimit ligjor dhe shërbimit që un përfaqësoj”, deklaroi drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi. Për sjelljen e policisë ditën e protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që përfundoi me djegjen e kabinave të koncesionarit mësohet se po heton edhe Prokuroria e Kukësit, pasi ka dyshime për veprime arbitrare. Ditën e protestës u panë efektivë që qëllonin qytetarë me shkopa gome dhe gurë si reagim ndaj sulmit të protestuesve. Nga hetimi paraprak dyshohet se policia vendore nuk kishte marrë masat e duhura dhe nuk kishte plan në situatë agravimi të protestës. 23 protestues u arrestuan pas protestës, nga të cilët 11 vijojnë të jenë në qeli.
360° Gradë -SHTYHET SEANCA GJYQËSORE E ISH DEPUTETIT TË LSI SË, SHKËLQIM SELAMI
KOKA Seanca gjyqësore e ish-deputeti të LSI-së është shtyrë pas kërkesës së avokatit të tij për tu njohur me aktet. Selamit iu hoq mandati i deputetit nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin .
Është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Kjo seancë e cila do të gjykohej nga gjyqtari Gerd Hoxha u shty për shkak se avokati i Selamit kërkoi kohë të njihej me dosjen. Shkëlqim Selami i’u hoq mandati nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular dënimet në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit Selami është përgjigjur me “JO” pyetjes nese është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo. Referuar dokumentacionit te administruar në përgjigje të letërporosisë së Autoriteteve Italiane të Drejtësisë, rezulton e provuar se Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “Arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale
360° Degree – FIGHT IN THE ASSEMBLY WITH FLOUR, WATER AND EGG, 3 PD DEPUTY ARE EXCLUDED
Today’s parliamentary session has ended with tension. Opposition MPs blocked the floor of the Assembly and then threw bottles of water, eggs and flour at Rama. The Speaker of the Parliament, Gramoz Ruçi, excluded Klevis Balli, Ervin Salianji and Flamur Noka from the session.
At one point when an egg was thrown at Foreign Minister Ditmir Bushati, the minister hit back with a bottle.
Ruci had to interrupt the parliamentary session 5 times, which ended with the voting of the laws and agreements that were on the agenda.
360° Gradë -PËRLESHJE NË KUVEND ME MIELL, UJË E VEZË PËRJASHTOHEN 3 DEPUTETË PD
Eshte mbyllur me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputetet e opozites bllokuan foltoren e Kuvendit dhe më pas hodhën në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Klevis Balliun, Ervin Salianji dhe Flamur Noka.
Në një moment kur drejt ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati iu hodh një vezë, në kundërpërgjigje ministri goditi me shishe.
Rucit iu desh të ndërpriste 5 here seancen parlamentare e cila u mbyll me votimin e ligjeve e marreveshjeve qe ishin ne rend dite.
360° Gradë -OPOZITA KËRKON TË BLLOKOJË RAMËN NË DALJEN NGA PARLAMENTI
Pas tensioneve brenda salles deputete te opozites kane vazhduar protesten e tyre dhe jashte dyerve te kuvendit ku kane tentuar qe te bllokojne daljen e Kryeministrit Edi Rama nga parlamenti.
Opozita tentoi të bllokonte kryeministrin Rama të largohej nga Kuvendi. Deputetët u bënë gati për një barrikadë njerëzore, në pjesën ku kalon makina e kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit. Duke folur në ambientet e jashtme të Kuvendit në përfundim të seancësn demokrati Sali Berisha tha se Edi Rama shkoi atje ku e meriton , nga dera e pasme.
Edhe drejtuesja e LSI-së Kryemadhi, tha se Rama i frikësohet përballjes me opozitën dhe popullin.
Per kreun e grupit parlamentar socialist taulant balla eshte nje akt i turpshëm, aktivizimi I deputeteve femra në protestën e opozitës brenda sallës së parlamentit.
Probleme në jetën seksuale? Ja si të riktheni pasionin e dikurshëm
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se gratë lodhen nga marrëdhënia seksuale me partnerin e tyre më shpejt se meshkujt.
Kjo mund të kthehet në shkak që sjell tradhtinë apo divorcin, por ekspertët e seksit tregojnë disa metoda për ta shmangur një gjë të tillë. Nëse jeni larguar nga seksi, mjafton të rikujtoni se sjell përfitime shëndetësore, përfshirë mbrojtjen kundër kancerit apo infeksioneve të ndryshme.
Këto janë disa mënyra që do ju ndihmojnë duke sjellë më tepër pasion në jetën tuaj seksuale.
1-Shumë cifte zhgënjehen pasi nuk përgatiten për të qenë energjikë gjatë marrëdhënies. Zgjidhja më e lehtë është zgjimi i gjoksit të kënaqësisë duke përdorur masazh me vaj, lodra seksuale apo cdo gjë që ju stimulon të jeni aktivë.
2-Jepini njëri-tjetrit mundësinë për të provuar gjëra të reja. Nëse juve ju pëlqen të provoni një pozicion të ri, nuk duhet të frikësoheni dhe të tërhiqeni. Për ta bërë më interesante, mjafton të merrni një libër dhe zgjidhni një faqe me partnerin/en. Gjithcka që do ju dalë para, duhet ta provoni.
3-Fillojeni seksin me një puthje. Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e puthjes. Është hormone seksual që rrit epshin. Puthja konsiderohet si një mënyrë e përsosur për të reduktuar tensionin dhe krijon më shumë intimitet. Ka shumë cifte që kënaqen duke u puthur pa u menduar. Bëjeni këtë gjë me aq pasion sa në fillim e lidhjes dhe do keni rezultate të shkëlqyera në dashuri.
4-Dashuroni trupin tuaj. Shumë femra e shohin veten si jo tërheqëse, gjë që ndikon menjëherë në jetën seksuale. Nëse nuk e doni trupin tuaj dhe bëni kritika të shpeshta për veten, nuk do arrini asgjë. Duhet të pëlqeni veten dhe nëse keni dicka që nuk shkon. Partneri do ju dojë akoma më shumë.
5-Përzieni pozicionet e preferuara seksuale. Shumica e cifteve fillojnë marrëdhënien në pozicionin e preferuar dhe e përfundojnë me të. Por sugjerohet që ta ndryshoni kohë pas kohe. Është ndjenjë më e bukur kur dashuria është sensuale dhe provokuese. Mjafton edhe nëse putheni apo përqafoheni herë pas here.
360° Gradë -HAHN DHE MOGHERINI “SJELLIN” PROGRES RAPORTIN E QEVERISË MË 17 PRILL
Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të dorëzojnë qeverisë progres raportin më 17 prill në Tiranë.
Shefja e Politikes se Jashtme e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin Johanes Hahn do te vizitojnë Tirane me date 18 Prill, nje dite pasi Komisioni Europian pritet te beje publik rekomandimin per Shqipërinë.Mogherini dhe Hahn pritet qe ne ketë vizite të dorëzojnë personalisht progres raportin per procesin e anëtarësimit te vendit tone.Axhenda e dy diplomateve te larte te BE-se, pas Tiranës do te vazhdoje më tej edhe ne Maqedoni.Ndërkaq, pritet qe ne date 23 prill nje tjetër figure e rednesishme e BE te vizitojë Shqipërinë, behet fjale per Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk.17 prilli është cilësuar nga mazhoranca si nje date e rëndësishme, pasi Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria i ka përmbushur te gjitha detyrimet te vendosura nga Komisioni Europian dhe se duhet te hapen negociatat.Por 17 prilli është vetëm etapa e pare, pasi vendimi përfundimtar pritet te merret ne Qershor kur Këshilli i Ministrave i BE do duhet te votoje ne mënyre unanime per hapjen e negociatave per Shqipërinë.






