Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në sitë. Pak para se të raportonte në Kuvend, drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave la të kuptohet se po verifikohen procedurat standarde të ndjekura ditën e tubimit, ku të lënduar mbetën 12 efektivë dhe dhjetra protestues. “Ne kemi nisur një inspektim në bazë të detyrimit ligjor dhe shërbimit që un përfaqësoj”, deklaroi drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi. Për sjelljen e policisë ditën e protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që përfundoi me djegjen e kabinave të koncesionarit mësohet se po heton edhe Prokuroria e Kukësit, pasi ka dyshime për veprime arbitrare. Ditën e protestës u panë efektivë që qëllonin qytetarë me shkopa gome dhe gurë si reagim ndaj sulmit të protestuesve. Nga hetimi paraprak dyshohet se policia vendore nuk kishte marrë masat e duhura dhe nuk kishte plan në situatë agravimi të protestës. 23 protestues u arrestuan pas protestës, nga të cilët 11 vijojnë të jenë në qeli.
REAGIMI I PLOTË I DEPUTETIT:
KUR TE PASURIT NE KUVEND
QELLOJNE ME MIELL, VEZE, UJE!
Keni degjuar gjate keto kohe qe,
Lulzim Basha e Monika Kryemadhi te flasin per varferine e te varferit!
Propagande kam thene;
Menyra e te jetuarit me bind per kete!
Urdheroni;
A mund te kete respekt per te varferit nje deputet, dy, tre te tille,
kryetaret e pasur ne krye te tyre qe,
QELLOJNE ME MIELL,
BUKEN E TE VARFERVE?! Kurre!
Deputet e pasur qe kurre nuk e perdorin miellin ne shtepite e tyre, nuk e kane nje qese te tille ne rafte-su duhet, krudot e sushi nuk behen me te,
vec respekt per buken e fukarait nuk mund te kene!
Qelbesira!
Ju i doni fukarenjte thjesht per bythen tuaj, karigen per ate bythe, asgje tjeter!
Buka e fukarait te ze!
Ne mos sot, nje dite po vjen!













