Ballina Blog Faqe 9197

Trump: Kurrë s’e kam thënë se kur do të ndodhë sulmi në Siri

0

Presidenti Donald Trump reagoi sërish të enjten, duke thënë se sulmi ndaj Sirisë mund të ndodhë “shumë shpejt” ose “nuk mund të ndodhë”, duke argumentuar se kurrë nuk ka dhënë ndonjë shenjë mbi kohën e hakmarrjes për sulmin e dyshuar me armë kimike, pavarësisht se një ditë më parë e bëri thuajse të pashmangshme një ndërhyrje ushtarake. E si gjithmonë, deklarata e fundit e tij u bë përmes “Twitter”-it. Të mërkurën, Trump paralajmëroi Rusinë “të bëhej gati” për një sulm me raketa mbi aleatin e saj, Sirinë. Por, të enjten duket se u zmbraps disi nga qëndrimi i mëparshëm, kur shkroi: Kurrë nuk kam thënë se kur do të ndërmerret sulmi ndaj Sirisë! Në “lojën” siriane është rreziku i një konfrontimi potencial, e jo një konflikt i hapur e i plotë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, dikur armiq gjatë “Luftës së Ftohtë”, marrëdhëniet mes të cilëve janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, që pas ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, e së fundi edhe pas mbështetjes së presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ligjvënësit rusë kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se Moska do ta konsideronte një sulm ajror mbi Sirinë si një krim lufte, e kjo mund të shkaktonte edhe një përplasje të drejtpërdrejtë mes ushtrive amerikane e ruse. Ambasadori i Rusisë në Liban tha se, çdo raketë e lëshuar mbi Siri do të rrëzohej poshtë, ndërsa vendlëshimet e tyre do të shënjestroheshin, një paralajmërim i hapur për një konfrontim madhor mes dy superfuqive. Trump, i cili shpeshherë ka thënë se një kryekomandant nuk duhet të transmetojë kurrë qëllimet e tij ushtarake, me sa duket e bëri vet përmes “cicërimës” sipas së cilës “raketat do të vijnë”, në kundërpërgjigje të sulmit me armë kimike që vrau të paktën 40 persona pranë Damaskut. “Rusia zotohet se do të rrëzojë të gjitha raketat në drejtim të Sirisë, – shkroi dje Trump. – Atëherë bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë…të bukura, të reja dhe ‘të zgjuara’. Ju nuk duhet të bëni partner një kafshë që vret me gaz vdekjeprurës popullin e tij dhe ta shijoni këtë gjë”. Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, ndërkohë ka theksuar se provat e asaj se çfarë ndodhi janë duke u vlerësuar. Gjatë një sesioni fotografik në një takim të Pentagonit, së bashku me homologun e tij holandez, Mattis u pyet nga një reporter nëse kishte parë prova të mjaftueshme për të fajësuar qeverinë siriane. “Jemi ende duke vlerësuar informacionet e shërbimeve sekrete, tonat dhe të aleatëve tanë, – tha Mattis. – Nuk mund të them gjë tjetër, veçse jemi ende duke punuar mbi këtë çështje”. Trump sugjeroi të hënën nuk kishte aspak dyshime se Siria ishte fajtore, por as ai dhe as ndonjë zyrtar i lartë i administratës nuk kanë paraqitur prova të rënda. Kjo është në kontrast të thellë me incidentin e një viti më parë, kur qeveria amerikane kishte video dhe prova të tjera të një sulmi nga avionët sirianë që kishin përdorur gaz sarin. Atij incidenti, Trump iu kundërpërgjigj duke lëshuar dhjetëra raketa “cruise” nga luftanijet mbi një bazë ajrore siriane. Megjithatë, SHBA, Franca dhe Britania kanë zhvilluar konsulta të gjera mbi një sulm të mundshëm ushtarak jo më vonë sesa fundi i kësaj jave. Një operacion i përbashkët, ndoshta me Francën kryesuese e jo Shtetet e Bashkuara, mund të dërgojë një mesazh uniteti ndërkombëtar mbi zbatimin e ligjeve parandaluese të armëve kimike dhe për të kundërshtuar mbështetjen ushtarake e politike të Rusisë e Iranit ndaj Sirisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se Franca ka prova të pakundërshtueshme se qeveria siriane ka sulmuar me gaz klorin, e për këtë arsye, Franca “nuk mund të tolerojë regjimet që mendojnë se gjithçka është e lejuar”. Presidenti francez nuk ka nevojë për leje nga Parlamenti për një nisur një ndërhyrje ushtarake.

Reagon Bushati: Keqardhje për reagimin tim instiktiv ndaj agresionit

0

 

“Një reagimin instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!”. Kështu e justifikoi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme veprimin e tij të hedhjes ujë drejt opozitës gjatë momenteve kur deputetët e PD-së dhe LSI-së kishin bllokuar foltoren. “Por reagimi im- vijon më tej ministri- në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare.” Bushati e mbyll postimin e tij në facebook me ndjesën ndaj qytetarëve për atë çka ai ai personalisht nuk mundi te evitonte sot.

Postimi ne facebook i ministrit Ditmir Bushati. 

Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare! Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik. Por reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare. Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare duke u bere shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi.

Salla e Kuvendit, nga nje hapesire ku, si ne cdo vend te botes demokratike, duhet te triumfoje debati i civilizuar, eshte kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperuese, ku opozita me cdo kusht kerkon te vrase fjalen argumentin dhe vete ligjesite e bashkejeteses demokratike. Javen e ardhshme Shqiperia dhe shqiptaret presin nje lajm te nje rendesie te posacme: Rekomandimin Komisionit Europian per celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Ne vend qe te ishim sot te gjithe bashke, per kete sukses te Shqiperise, jo te qeverise, te shqiptareve pa dallim, jo te nje pale ne Kuvend, jemi te ndare keqaz nja nje opozite qe investohet cdo dite e me shume per ta kthyer kete vend ne nje problem per miqte e partneret e Shqiperise. Eshte e qarte: Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete behen rezultatet e reformave dhe vecanerisht te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqiperine, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Por Shqiperia i ka permbushur detyrat e shtepise per marrjen rekomandimit te shumepritur dhe askush nuk mund ta djegë kete stacion te ri te rrugetimit tone europian. Njesoj sic tentuan te bllokojne reformen ne drejtesi me cdo mjet dhe sic tentuan te shkaterrojne zgjedhjen per te bllokuar Vetingun, ata sot po tentojne te bllokojne te ardhmen e Shqiperise Europiane. Nuk ia dolen atehere, nuk do t’ia dalin dot as tani. Edhe njehere ndjese per çka une personalisht nuk munda te evitoj sot dhe me vjen vertet mire qe i perkas nje familje politike, ku gabimet shihen ne sy dhe kush gabon nuk i ben bisht pergjegjesise se vet ndaj publikut!

RONALDO SHUAN ËNDRRË E JUVENTUSIT, SHTYPI ITALIAN: TALLJE E TMERRSHME!

0

Të gjithë menduan se gjithçka kishte përfunduar pas asaj humbjeje turpëruese 0-3 në ndeshjen e parë në Torino, por Juventusi u zgjua dhe shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Bernabeu”, por në minutat e shtesës, i përhershme Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar nga pika e penalltisë. Mandzukic ishte autor i dy golave për italianët, ndërsa shënoi edhe Matudi në minutën e 61. Kur të gjithë menduan se ndeshja shkoi në shtesë, arbitri akordon një penallti në minutat e shtesës, të cilën e kthen në gol portugezi, duke i siguruar me vuajtje biletën e gjysmëfinales Realit. Ndërkohë, edhe pa shënuar në takimin e kthimit, edhe Bayern Munchen ka siguruar biletën e gjysmëfinales në ndeshjen ndaj Sevilla, pasi fitoi 1-2 në transfertë. Nderkohe Shtypi italian ka vënë theksin te minutat e fundit të ndeshjes Real-Juve, që përcaktuan gjysmëfinalistin e fundit të Champions League. Penalltia, kartoni i kuq i Buffonit dhe goli i Cristiano Ronaldos u pasqyruan kështu: Tuttosport: “Tallje e tmerrshme! Kështu, jo! Faulli i dyshimtë i Benatias dhe penalltia e Ronaldos. Nuk ishte e thënë të përmbysej rezultati. Nuk u imitua Roma. Juventusi u rrëzua vetëm me një penallti, me kapitenin e përjashtuar. Skuadra e Allegrit meriton një “falemnderit” të madh sepse luajti një ndeshje të madhe. 3-0 me dy gola të Mandzukic dhe një të Matuidit. Deri në fund. Më pas, penalltia…” Gazzetta dello Sport: “Juve epike. Eliminim dramatik i Juventusit në Bernabeu. Pas një ndeshjeje fantastike ku rekuperoi 3 gola, në minutën e 92-të, Benatia u përplas me Lucas Vazquez, i cili ishte fare pranë portës pas pasimit të Ronaldos. Golat e Mandzukiçit dhe Matuidit nuk ishin mjaftueshëm”. Corriere dello Sport: “Juve, shaka e pabesueshme! Një finale e pabesueshme, më e hidhura për bardhezinjtë. Skuadra e Allegrit u mposht vetëm nga një penallti në shtesë, me Buffonin që humbi kontrollin dhe që mori karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit në Champions”.

EMRI I MAQEDONISË ASNJË E RE NË TAKIMIN E SOTËM

0

Shefat e diplomacisë greke dhe asaj maqedonase njoftuan se bisedimet kanë ecur në hapa pozitive. Ata u shprehën për mediat se kanë mbetur edhe pak çështje për tu zgjidhur por bëhet fjalë për çështje më të ndërlikuara. Ato theksuan se do i vazhdojnë bisedimet dhe janë optimist për tejkalimin e problemeve.  Bisedimet e radhës u paralajmëruan për më 4 dhe 5 maj në Selanik. “Kishim biseda të sinqerta dhe të hapura, biseduam për të gjitha çështjet që ndërlidhen me kontestin rreth emrit, për një pjesë të atyre çështjeve ka përparim, për një pjesë edhe më tej ekzistojnë dallime, biseduam që për herë të parë për kornizën ligjore dhe për hapat që në rast se arrihet zgjidhje si do të duket ajo dhe si do të implementohet. Ky ishte një dialog me shumë mirëkuptim për nevojat e njëri tjetrit dhe sfida jonë është se si brengat e të dyja vendeve t’i bashkojmë dhe të gjejmë mënyrë që ti tejkalojmë. Derisa ne bisedonim takim kishin edhe grupet e punës, të cilat në bazë të përparimit që është bëre në Vjen para 10 ditëve, praktikisht e kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e më tejmë, në fusha të ndryshme. Kanë punuar në tekst për mënjanimin e ekstremizmit nga të dyja palët dhe në paragrafët e preambulës së marrëveshjes së ardhshme bilaterale”, tha Dimitrov duke shtuar se për këto bisedime do ti njoftojmë kryeministret. “Procesi vazhdon, në periudhën e ardhshme është caktuar një takim tjetër bilateral, ku do të kem rast të takohem sërish me zotin Kocias”, tha Dimitrov. Ndërkohë ministri i jashtëm grek gjithashtu konfirmoi se negociatat do të vazhdojnë më 4 dhe 5 maj në Selanik. Do të takohemi përsëri me siguri 3-4 maj në Selanik gjithashtu do të takohemi më 11-12 maj ku do të flasim për të ardhmen e Evropës. Dua te përcjell falënderime edhe për diplomatët e të dy vendeve lëndët të cilën ato po e trajtojnë ne shikojmë përmbarim. Siç e shikoni sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për të zgjidhur por janë më të vështira. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira ti lehtësojmë. Përpiqemi të zgjedhim probleme që lidhen me të kaluarën po atë punë kanë diplomatët. Do të tentojmë që problemet më të vështira t’i shndërrojmë në probleme të lehta”, tha Kocias.

SHTYHET SEANCA GJYQËSORE E ISH-DEPUTETIT TË LSI-SË, SHKËLQIM SELAMI

0

Është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Kjo seancë e cila do të gjykohej nga gjyqtari Gerd Hoxha u shty për shkak se avokati i Selamit kërkoi kohë të njihej me dosjen. Shkëlqim Selami i’u hoq mandati nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular dënimet në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit Selami është përgjigjur me “JO” pyetjes nese është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo. Referuar dokumentacionit te administruar në përgjigje të letërporosisë së Autoriteteve Italiane të Drejtësisë, rezulton e provuar se Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “Arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale

Vodhën Benzin me 100 milionë lekë, arrestohen të rinjtë në Fier

0

Dy të rinj nga Levanit i Fierit janë autor të vjedhjes së shumës prej 10 milion lekësh të reja në banesën e një shtetasi. Policisë ju desh thuajse një vit për të zbardhur autorësinë e vjedhjes së shumës së madhe të parave. Në pranga përfunduan Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, 22 dhe 24 vjeç. “Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim”, sqaron policia lokale. Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë, ka ndodhur më 29 maj të vitit 2017 në lagjen Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Badigardi i Ramës me armë në Kuvend

0

Pas tensionit në Parlament dhe shfaqjeve të opozitës dhe qeverisë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Në një postim në rrjetet sociale, Strazimiri shkruan se me futjen e badigardëve të armatosur të Ramës në Parlament, ai ka shkelur  një rregull të Kuvendit. Strazimiri shkruan se krahas Ramës, Ruçi është bashkëfajtor në këtë skenar të ngjashëm me shtatorin e ’97.

Postimi i plotë: Dhunohet me armë Kuvendi i Shqipërisë!
Pasi dhunoi me oratori fekale popullin, sot në Sallën e Seancave Plenare, Edvin Rama dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës!!! KURRË asnjë Kryeministër më parë, sado frikë të ketë patur nuk e ka shkelur këtë kanun të parlamentarizmit! Gramoz Ruçi është përgjegjës dhe bashkëfajtor në këtë skenar të fëlliqur model “shtator ’97”!

 

Negociatat me BE, Mogherini në Tiranë me 17 prill për lajmin

0

Në 17 prill të gjitha gjasat janë që Shqipëria do të marrë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.  Burime nga Komisioni Europian bëjnë me dije se Tiranën do e vizitojë në 17 prill shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini që pritet pikërisht ti dorëzojë progres raportin drejtuesve të qeverisë shqiptare.  Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.  Pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë në një rekomandim pa kushte nga ana e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kryemadhi: Nuk ka të ardhme me një njeri me probleme mendore

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkon që të merren masa dhe ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ajo tha para mediave se “çdo shqiptar nuk beson se mund të ketë të ardhme për një njeri që ka probleme mendore”. “Ai në radhë të parë, jo po ta arrestojë Fatmir Xhafa tani se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk vendosin, për një çati që duan të rregullojnë se po ju shembet dhe nuk fusin trafikantët e kriminelët. Kanë arrestuar atje 11 kuksianët dhe i kanë lënë në burg, për atë që ai kërkoi falje. Kjo është shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Për çdo shqiptar që beson se mund të ketë të ardhme për një njeri që ka probleme mendore. Përjashtojnë të tjerët, po jo Ditmir Bushatin që goditi”, tha znj, Kryemadhi.

Presidenca: Takimi Meta-Lu u karakterizua nga fryma e përzemërt dhe miqësore

0

Një takim që ku karakterizua nga fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese. Kështu e përshkroi Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu. Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend. Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.