Ballina Blog Faqe 9237

Kurbin, babë e bir sherr me 37 vjeçarin, e godasin me mjete të forta

0

Policia e Kurbinit parandalon përshkallëzimin e një konflikt mes dy shtetasve, duke bërë dhe arrestimin e tyre. Në pranga kanë përfunduar Ilir Marku 34 vjeç dhe Ernest Gjonaj 37 vjeç, të dy banues në Kurbin. Policia bën me dije se Marku së bashku me babain e tij N.M. 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë   goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasëve. Gjatë kontrollit në banesën e  shtetasit E.Gjonaj, policia gjeti dhe  sekuestroi një qese me lëndë narkotike e  dyshuar kanabis. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Ndërsa në ngarkim të shtetasve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Qeveria zhvendoset dy ditë në Berat

0

Këshilli i ministrave do të mblidhet këtë të premte në Berat. Para mbledhjes së orës 16.00 dhe një orë më pas konferenca e kryeministrit, kabineti do të inspektojë punimet në përfundim të aksit rrugor Ura-Vajgurore- Kuçovë, Dragot, rreth 13 km. Më pas do të diskutohen dhe planet e zhvillimit të qarkut të Beratit. Ndërsa të shtunën i gjithë kabineti do të mbjellë pemë në zona të ndryshme të qarkut, e më pas do të jetë takimi me drejtues të administratës vendore e qendrore ku do të diskutohet për shërbimet publike, reformën e ujit, skemën mbështetëse në bujqësi dhe prioritetet rajonale.

Kapet 50 mln euro kokainë brenda Ambasadës ruse në Buenos Aires

0

Ministria e Sigurisë në Argjentinë thotë se ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine në Evropë. Policia kapi rreth 400 kg drogë nga bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës pasi u njoftua nga Ambasadori rus në dhjetor 2016. Ata pastaj organizuan një operacion goditjeje, duke zëvendësuar drogën me miell dhe duke shtuar pajisje ndjekëse. Operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi, thonë zyrtarët. Ministrja argjentinase e Sigurisë Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në  Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë. Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë. Bullrich shtoi se organizatori i pretenduar i operacionit të kontrabandës ishte në Gjermani dhe priste që ky person të arrestohej nga policia gjermane. Deri tani janë arrestuar dy persona në Argjentinë dhe tre në Rusi. “Shërbimet ruse të sigurisë kanë ndihmuar në hetimin dhe një nga të arrestuarit në Argjentinë ishte një oficer i policisë në Buenos Aires”, tha ajo.

360° Gradë – BASHA PUNONJËSVE TË BY PASS IT NUK MERRNI PAGAT SEPSE KA KORRUPSION

0

Punonjës të bypass-it Fier-Vlorë kanë dalë paraditen e së enjtes në protestë para Kuvendit për të kërkuar rrogat e pashlyera kundrejt tyre. Pranë tyre është afruar edhe kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me deputetë të tjerë, i cili u garantoi mbështetje dhe zgjidhje të problemit të tyre.

Punonjësit për ndërtimin e By Passit në zonën e Vlorës dhe të Fierit janë ngritur sot në protestë. Me anë të protestës ata kërkojnë pagat e tyre. Punonjësit deklarojnë se janë mbi 1000 familje që kanë 16 muaj pa marrë pagat e tyre. Kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në protestë duke inkurajuar protestuesit që të vazhdojnë protestën deri në marrjen e pagave. Ai është shoqëruar nga deputetë të qarkut të Fierit.

Një nga protestuesit i kërkon Bashës që të ngrejë zërin me forcë për ta dhe ky veprim të ketë rezultat.

360° Gradë – KUKËS, BANORËT E 9 FSHATRAVE NË PROTESTË KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC

0

Banorët e nëntë fshatrave të Topojanit dhe Shishtavecit protestojnë kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e 5 HEC-ve në këta zona. Ata kërkojnë që qeveria të anulojë vendimin për ndërtimimin e tyre në rast të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Banorët e nëntë fshatrave të Topojanit dhe Shishtavecit protestojnë kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e 5 HEC-ve në këta zona. Ata  thonë se ndërtimi i tyre do të  thoshte  shkatërrim për mbjedisin dhe ekosistemin e zonës. Banorët kërkojnë që qeveria të anulojë vendimin për ndërtimimin e tyre në rast të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Banorët kërkojnë dhe ndihmën e prefektit të Kukëzit, Zenel Kuçana

360° Gradë – DEBAT PËR NDIHMËN EKONOMIKE NË KUVEND

0

Kreu demokrat Basha dhe kryeministri Rama debatuan sot në Kuvend lidhur me aplikimin e ndihmës ekonomike tek familjet e varfra. Gjatë përgjigjes së shefit të qeverisë pati dhe tension në sallë, pasi Basha dhe deputetët e tjerë demokratë u ngritën në foltore. Opozitarët lanë sallën e Kuvendit pa mbaruar fjala e kryeministrit.

 

Seanca e sotme plenare ka sjelle debat mes maxhorances dhe opozitës ne lidhje me problematiken e rreth 20 mije familjeve te përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Basha ka kërkuar nga qeveria te beje transparence per sistemin e pikëzimit qe eshte përdorur per te nxjerre jashte skemës mijëra familje, por kryeministri Rama ka vene ne dukje se ai është miratuar nga qeveria Berisha.

Në një moment të fjalës Rama duke iu drejtuar deputetëve të PD-së:  Fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Në këtë moment Basha dhe deputetët e PD-së u afruan në foltoren e kuvendit ku ndodhej kryeministri. Garda ndërhyri kordon për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Jashte parlamentit Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

I  pyetur për protestën e radhës Basha tha: Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah, i tha Basha gazetareve.

360° Gradë – BANORËT NË ZHARRËZ QEVERIA DHE BANKERS PETROLEUM NUK PAGUAJNË PËR DËMET

0

Banorët e Zharrëzës në Fier kanë dalë në protestë për mos shlyerjen e dëmshpërblimeve për banesat të cilat si pasojë e dëmtimeve tashmë janë të pabanueshme.

Nje vit pasi shtëpitë u lëkundën nga themelet banorët në Zharrëz ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Ata protestuan serish duke kërcënuar se do të rinisin marshimin drejt Ministrisë së Energjitikës. Beteja e banorëve të Zharrëzës për të marrë kompesim financiar për shtëpitë e dëmtuara nisi në dhjetor të vitit 2016.

Për gjashtë muaj banorët protestuan deri sa detyruan qeverinë të dalë me vendim në nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi të këshillit të ministrave pronaret e 170 shtëpive te dëmtuara nga lëkundjet e tokës do të demshperblehen 50 % nga shteti dhe 50 % nga Bankers Petroleum. Kjo e fundit akuzohet se nëpërmjet operacioneve për nxjerrjen e naftës shkaktoi shpërthime nëntokësore , të cilat dëmtuar banesat e zonës Patos-Marinëz.

Emily zbulon vendin ku “rrëfehet”…

0

Emiliy Ratajkowski është protagoniste e numrit të fundit të Vanity Fair në Spanjë. Modelja është prezantuar me një set fotografik, por ndër të tjera ka folur edhe për marëdhënien e saj me rrjetet sociale. “Ajo që shihni në Instagram është jeta ime. Është ajo që kam bërë në momente të ndryshme. Arrita në një pikë që kuptova se rrjetet sociale janë një instrument me të cilim unë mund të punoj. Zhvillimi ka qenë i ngadaltë dhe natyral. Tani është kthyer në mënyrën se si të ndaj atë që dua dhe që njerëzit shikojnë në çdo moment”, tha Emiliy Ratajkowski.

Charlotte Crosby tregon gjithçka

0

Një ndër femrat më të bukura të showbizz-it është padyshim Charlotte Crosby. Ajo njihet shpesh për postimet e saj provokuese dhe ekspozimin e formave të saj trupore, të cilat duhet thënë se i ka perfekte. Ylli i showbizit këtë herë ka vendosur të mos i lërë më vend imagjinatës, pasi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku shfaqet totalisht nudo. Përveçse një palë çizme, bukuroshja nuk mban veshur asgjë tjetër.

View this post on Instagram

Happy hump day ☺️

A post shared by Charlotte Letitia Crosby (@charlottegshore) on

KURIOZITETEÇfarë fshihet në dhomën sekrete në piramidën më të madhe në botë

0

Një prej shtatë mrekullive të botës antike duket se fsheh një surprizë të madhe në zemër të monumentit 4 500 vjecar. Shkencëtarët njoftuan sot se kishin zbuluar një gropë gjigante në mes të Piramidës së Keopsit në Egjipt. Sipas studimit të publikuar në revistën “Nature”, boshllëku i madh është 30 metra i gjatë dhe ka karakteristika të ngjashme me ato të galerisë së madhe, salla me e madhe e njohur e kësaj piramide. Kjo gropë gjendet 40-50 metra larg dhomës së mbretëreshës, në zemër të monumentit. Një nga bashkëdrejtuesit e projektit, Mehdi Tayoubi, shprehet se: Kjo gropë është aq e madhe saqë mund të mbajë një avion me 200 vende në zemër të piramidës. Boshllëku i madh është krejtësisht i mbyllur, asgjë nuk është prekur që prej ndërtimit të piramidës. Ky është një zbulim shumë entuziast. Por, nëse një sekret u zbulua, një tjetër vazhdon të mbetet i fshehur, përse ky boshllëk dhe a ka ndonjë gjë brenda? Madje ekipi nuk ka asnjë informacion mbi rolin e mundshëm të këtij boshllëku. Kjo mund të jetë një vazhdimësi e dhomave që janë njëra pas tjetrës, një koridor gjigant horizontal, një galeri e madhe e dytë… shumë hipoteza janë të mundshme. Por, një gjë është e sigurtë, do të ishte e vështirë të arrihej ‘big void’. Jemi duke menduar për mënyra hetimi relativisht të lehta, jo shkatërruese. CNRS-ja dhe INRIA na janë bashkuar prej një viti për të studiuar një tip të ri roboti që mund të kalojë në vrima të vogla.”